Deponia sanitare dhe trafostacioni, probleme serioze për ambientin në Bujanoc
Lokale

Deponia sanitare dhe trafostacioni, probleme serioze për ambientin në Bujanoc

05.Jun.2018 13:33
0
Dita ndërkombëtare e mbrojtjes së ambientit 5 Qershori, e gjen komunën e Bujanocit në një pozitë relativisht të mirë por me probleme në mungesën e deponive, grumbullimin e mbeturinave dhe mirëmbajtjen ambientit të pastër në tërë territorin e komunës.

Sipas këshilltarëve komunal zyrtarë komuna nuk e ka të zhvilluar industrinë e që kjo është një nga ndotësit më të madh të ajrit por ndotja e ajrit nga veturat paraqet shqetësim.

Basri Memeti, këshilltarë për mbrojtjen e mjedisit pranë administratës komunale në Bujanoc për Titulli.com u shpreh se dita ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit është ditë për vetëdijesimin e qytetarëve e më pak për pastrimin e qytetit.

“Dita botërore e ambientit është ditë e cila më shumë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve sesa pastrimin e qytetit pasi që nuk mund të bëhet pastrimi i qytetit brenda një dite”, tha Memeti, shkruan Titulli.com.

Ai theksoi se një nga problemet më të mëdha të komunës së Bujanocit janë mbeturinat pasi që ndërmarrja publike “Komunalia” nuk bënë mbledhjen e mbeturinave në të gjithë territorin e Bujanocit po ashtu mungesa e deponisë sanitare dhe trafostacionit për riciklim përbëjnë problem.

“Problemi kryesorë i komunës së Bujanocit në mbrojtjen e ambientit jetësorë është mos mbledhja e mbeturinave në të gjithë territorin e komunës së Bujanocit e kjo ka ngelur për shkak të kapaciteteve si financiare edhe ato mekanike, kjo po e shtynë qytetarët drejt hapjes së deponive të egra kurse komuna e Bujanocit obligohet të marrë masa korrektuese në vend të atyre preventive”, shtoi Memeti. për titulli.com.

Dita ndërkombëtare e mbrojtjes së mjedisit ka filluar të shënohet me pesë Qershor të vitit 1972 ku kombet e bashkuara kanë mbajtur takimin e parë mbi temën për mbrojtjen e mjedisit jetësorë./Titulli.com/

Konkurs: 2.4 milion dinarë për sport dhe projektet e shoqatave në Preshevë
Aksion për ndërtimin e një shtëpie të familjes që mban gjallë shkollën në Medvegjë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration