Kirurgët hyjnë në grevë njëditore, kërkojnë rritje pagash

Nga Redaksia.B 05.06.2018 09:29

Kirurgët e Klinikës Abdominale, të Kirurgjisë së Fëmijëve dhe asaj Plastike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ditën e djeshme kanë hyrë në grevë njëditore me kërkesën e rritjes së pagave, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Mjekët të cilët kanë hyrë në grevë kanë treguar për “Zërin” se kërkojnë që të caktohet koeficienti i pagave, duke u bazuar në specializimin dhe në punën që ata bëjnë.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, Rifat Bajrami, ka treguar për “Zërin” se greva ka filluar dje dhe nuk do të zgjasë më shumë se një ditë.

“Në grevë mjekët kanë hyrë sot. Është grevë njëditore pasi nuk i kanë përmbushur kërkesat e mjekëve. Nga data 18 qershor do të marrin masa tjera”, ka thënë ai.

Ndërsa Shpend Fazliu, zyrtar për informim në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK), ka thënë se të gjitha rastet emergjente gjatë grevës së mjekëve janë pranuar për trajtim.

“Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK-ja kanë pasur përfaqësues në grupet punuese për t’u marrë me Ligjin e Pagave. Presim që shpejt në Qeveri të procedohet ky ligj, i cili më pastaj do të procedohet për votim në Kuvend. Të gjitha rastet urgjente janë kryer dhe nuk ka pësuar asnjë pacient”, ka thënë ai për “Zërin”, duke shtuar se presin që me Ligjin e ri të Pagave të ketë paga më të mira për mjekët.

Nga Redaksia.B 05.06.2018 09:29
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.