Islanda po shpreson të kalojë grupin e vështirë

Nga Redaksia.B 04.06.2018 12:35

Vendi më i vogël që është kualifikuar në Kupën e Botës, nuk mendon që në Botërorin 2018 në Rusi të jetë thjesht vetëm numër. Këtë Islanda e tregoi zhurmshëm edhe në paraqitjen impresive në Evropianin 2016.

Pasi ishte shumë pranë kualifikimit në Kupën e Botës të vitit 2014 në Brazil, ku dështoi vetëm pas dy ndeshjeve të plejofit nga Kroacia, Islanda arriti në Evropianin 2016 ku madje impresionoi me paraqitje, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Barazoi me Portugalinë dhe Hungarinë në grup para se të mposhtte Austrinë për të arritur në 1/8 e finales. Në 1/8 e finales shtangu Anglinë, para se të dështonte në çerekfinale nga nikoqirja e Evropianit, Franca.

Pas viteve të përparimit gradual, por të vazhdueshëm, fitorja 2:1 në 1/8 e finales të Evropianit ndaj Anglisë largoi çdo dyshim se vendi i vogël mund të mbahet fuqishëm në skenën botërore.

Shumica e meritave të suksesit iu dhanë trajnerit suedez Lars Lagerback. Por edhe pasi Lagerback u largua pas Evropianit, përfaqësuesja vazhdoi të luante stilin e njëjtë të futbollit të shpejtë dhe të fortë fizik, që i solli aq shumë sukses.

Në drejtim të ndihmësit të Lagerbackut, Heimir Hallgrimsson, Islanda arriti shtatë fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje për të përfunduar në krye të Grupit I para Kroacisë. Kroacisë më pas iu desh të siguronte biletën nëpërmjet barazhit, ku e mposhti Greqinë.

Nga Redaksia.B 04.06.2018 12:35
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.