Manaferra dhe boronica, frutat me vlera ushqyese

Nga Redaksia.B 04.06.2018 11:47

Për vite me radhë, shkencëtarët kanë kërkuar për burimet më të pasura të antioksidantëve dhe si manaferra ashtu edhe boronica janë ndër më të pasurit me antioksidantë, shkruan Agro Web.

Manaferra dhe boronica janë padyshim në listën e frutave më superiorë dhe më ushqyes në historinë e njerëzimit.

Këto dy fruta të jashtëzakonshme kanë nivele tepër të larta ushqyesish dhe janë një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe hekurit.

Sidoqoftë, popullariteti i lartë i këtyre kokrrave të vogla vjen nga pasuria e antioksidantëve që ato kanë.

Por për ju që ju ka shpëtuar si term, duhet të dini që antioksidantët janë molekula tepër të rëndësishme të cilat luftojnë radikalet e lira në organizmin tonë.

Këto radikale përshpejtojnë plakjen dhe trondisin sistemin tonë imunitar.

Vlerat shëndetësore të antioksidantëve janë ndër më të lakmuarat.

Për vite me radhë, shkencëtarët kanë kërkuar për burimet më të pasura të antioksidantëve dhe si manaferra ashtu edhe boronica janë ndër më të pasurit me antioksidantë.

Edhe fruta të tjera përmbajnë antioksidantë, por manaferrat dhe boronicat janë të përkëdhelurat e natyrës sepse ushqyesit që ato ofrojnë përthithen shumë lehtë nga organizmi.

Shqipëria është e bekuar.

Në këtë tokë pjellore rriten shumë manaferrat, shkurret e së cilës i gjejmë në variantet me ose pa gjemba.

Gjëja më fantastike për manaferrat është se gjithsecili prej nesh mund ta rrisë vetë.

Kjo bimë është simbol i tolerancës sepse duron kushte të ndryshme të motit dhe tokës.

Boronica nga ana tjetër ka disa kushte specifike për t’u rritur e bukur, e fortë dhe e pasur me vlera. Ajo rritet kryesisht në zonat malore të Shqipërisë së veriut ku toka ka nivel të lartë aciditeti.

Boronica është një frut sferik që kur piqet përfton ngjyrë blu të thellë e të errët.

Manaferrat kur janë ende të papjekura janë në ngjyrë të kuqe, por kur piqen marrin një ngjyrë të bukur vjollcë dhe të zezë të thellë. Manaferra ka një formë më gjatoshe dhe vjen në formën e një kurore të mirëfilltë.

Të dyja frutat e vogla kanë një jetëgjatësi të madhe nëse ruhen në ngrirje dhe mund të rezistojnë deri në dy vjet në kushtet e ngrirjes.

Të dy këto fruta të jashtëzakonshëm përdoren në kuzhinë në receta të ndryshme.

Ato i gjejmë në treg të gatshme për konsum, jo vetëm për ata që janë në kërkim të burimeve më të mira të antioksidantëve, por edhe për ata që vlerësojnë aromat.

Përveç vlerave shëndetësore, këto fruta të mrekullueshme të pyllit janë vërtet të shijshme.

Nga Redaksia.B 04.06.2018 11:47
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.