Ftesë për aksionin "Shporta e Ramazanit" në Bujanoc
Lokale

Ftesë për aksionin "Shporta e Ramazanit" në Bujanoc

26.May.2018 14:17
0
Shoqata Humanitare "Kandili Ndriçues" në Bujanoc kërkon mbështetje për aksionin "Shporta e Ramazanit".

Kjo është kërkesa drejtuar të gjithë bamirësve:

Të dashur vëllezër dhe të dashur që të gjithë ju bamirës. Ju njoftojmë dhe njëkohësisht kërkojmë ndihmën dhe mbështetjen e juaj për aksionin të cilin e kemi paraparë gjatë këtij muaji të shenjtë të ramazanit “Shporta e Ramazanit”.

Duam t’ju falënderojmë që gjerë më tani nuk ka munguar aspak vullneti i mirë i vëllezërve tanë, që falë kontributit të tyre ne kemi arritur që të përfshimë sa më shumë familje, mirëpo ka ende familje në nevojë e që presin për ndihmën e secilit prej nesh. Andaj duke filluar nga vetja e gjer tek ajo zemër që ndjen mëshirë ndaj jetimëve,njerëzve në nevojë, ne ju ftojmë që bashkërisht ti bashkëngjitkemi këtij karvani dhe të solidarizohemi me ta.

Shoqata jonë gjerë më tani ka përfshirë gjithsej 13 vende ( Zarbinc,Suharr,Novo Sell,Priboc,Tërnoc,Bujanoc,Lluçan,Konçul,Osllar,Nesalc,Letovic,Somolic,Bilaç ) kemi kontribuar gjithsej tek 53 familje.

Mirëpo plani ynë është që ti përfshimë edhe vendet tjera dhe për këtë nevojitet ndihma e juaj,andaj secili që ka mundësi për të ofruar ndihmë mund të na kontaktoni në faqen tonë (https://www.facebook.com/ShoqataHumanitareKandiliNdricues/ në nr: ( 062/899 6 558 ) përmes xhirollogarisë të cilët i posedojmë: Xhirollogaria përbrenda Sërbisë  2050000000242712-34  Xhirollogaria në kursin devisor   SWIFT: KOBBRSBG  IBAN : RS35205007080004610435

 Me respekt Shoqata Humanitare “Kandili Ndriçues”

13 vite nga vrasja e Dashnim Hajrrullahut në kufirin Llojan-Miratoc (video)
Ambasadori shqiptar Boçka: Bashkëpunimi hap perspektivë të re
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration