Drejtuesit e Arsenalit kanë informuar lojtarët, Arteta me 90 për qind zëvendësues i Wengerit

Nga Redaksia.B 17.05.2018 14:14

Lojtarët e Arsenalit janë informuar se Mikel Arteta është afër pranimit të kushteve mbi punën e menaxherit të ri të skuadrës.

Arsene Wenger ka konfirmuar largimin e tij nga Arsenali pas 22 viteve dhe drejtuesit e klubit londinez janë në kërkim të zëvendësuesit të tij.

Shumë emra janë përfolur si të mundshëm, por sipas mediumeve angleze më i mundshmi është spanjolli Arteta.

Sipas mediumit anglez Daily Mail, lojtarëve të Arsenalit i është thënë se Arteta është 90 për qind i sigurt për të zëvendësuar Wengerin.

Spanjolli, i cili ka punuar me Pep Guardiolan dhe Manchester Cityn për dy sezonet e fundit, është kandidati i preferuar i shefit ekzekutiv Ivan Gazidis dhe drejtorit me ndikim Josh Kroenke, birit të pronarit Stan Kroenke.

Anëtarët e tjerë të bordit, përfshirë kryetarin e marrëdhënieve me futbollin, Raul Sanllehi, kishin kërkuar një kandidat me një bagazh më të madh.

Por, Massimiliano Allegri, Luis Enrique dhe Joachim Low duket se kanë lënë të gjithë garën duke refuzuar punën te Arsenali. Një emër tjetër shumë i përfolur është edhe ai i ish-kapitenit të skuadrës, Patrick Vieira, i cili është trajner në MLS-në amerikane. 

Nga Redaksia.B 17.05.2018 14:14
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.