Rasti Dehari javën e ardhshme shkon për ekspertizë në Zvicër

Nga Redaksia.B 17.05.2018 14:01

Lënda për vdekjen e Astrit Deharit nga java e ardhshme do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në seancën e Kuvendit, kur është pyetur nga deputeti i VV-së, Sami Kurteshi, se në cilën fazë është ky proces.

“Pyetja ime ka të bëjë, që nga data 16 mars 2018 kur ju keni informuar Kuvendin, Qeveria dhe Prokuroria kompetente, as avokati as familja, por as Kuvendi nuk ka pranuar njoftim se çfarë është ndërmarr deri tash dhe çfarë do të ndërmerret në të ardhmen. Në cilën fazë janë hetimet?”, pyeti Kurteshi.

Ndërsa, në përgjigjen e tij, ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, tha se vonesat kanë ndodhur si pasojë e lëndës voluminoze, meqë kanë qenë rreth 3 mijë faqe për përkthim.

“Unë iu informoj që këtë javë ka përfunduar përkthimi i lëndës komplet… Ka qenë lëndë voluminoze me një material rreth 3 mijë faqe. Jam informuar nga prokuroria e shtetit që javën që do të vijë nga e hëna e tutje lënda do të dërgohet përmes atasheut policor të Ambasadës së Zvicrës që është në Republikën e Kosovës drejtë institutit në fjalë. Pra Ministria e Drejtësisë nuk është ndërlidhëse në këtë rast, por është prokurori i rastit përmes Prokurorisë së Shtetit”, tha Tahiri.

Nga Redaksia.B 17.05.2018 14:01
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.