‘Air Albania’ me bileta ekonomike/ Kur nis fluturimet kompania e parë shqiptare…

Nga Redaksia.B 17.05.2018 13:19

“Air Albania”, kompania shqiptare e fluturimeve, pritet të fillojë transportin e pasagjerëve nga Tirana drejt destinacioneve kryesore në Europë në fund të muajit Qershor.

Edhe pse stafi drejtues i “Air Albania”, në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë shqiptare, janë duke finalizuar përgatitjet e fundit përpara se avionët të nisin fluturimin, “Tv Klan” ka mësuar se fillimisht, “Air Albania” do të fluturojë drejtë Romës, Stambollit dhe Londrës, për t’u pasuar nga një program akoma më i plotë, kryesisht me destinacion kryeqytetet europiane më të kërkuara nga pasagjerët.

 

Brukseli, Athina, Milano, Mynihu, Barcelona e shumë destinacione të tjera nuk do të vonojnë të jenë pjesë e fluturimeve të “Air Albania”.

Por surpriza do të vijë në muajt e fundit të vitit, kur avionët transoqeanikë të lidhin me një fluturim të drejtpërdrejtë Tiranën me Nju Jorkun.

Filozofia e “Air Albania” është kombinimi i biletave ekonomike me çmimet tejet konkurruese në treg, me klasin e biznesit që pritet të jetë i standardeve tepër të larta.

Në të gjitha fluturimet e “Air Albania”, pavarësisht klasit të biletës, do të ofrohet falas ushqimi i ngrohtë dhe nuk do të mungojnë pije freskuese apo alkoolike.

Teksa ekuipazhi i shërbimit të Air Albania është duke u trajnuar, burime nga kompania japin detaje edhe për flotën e avionëve, të cilët do të gjithnjë “Airbus 320” për fluturimet brenda Europës dhe “Airbus 330” për fluturimet drejt Amerikës.

E ndërsa mosha e avionëve që fluturojnë sot nga Shqipëria është 18.5 vjeçarë, avionët e “Air Albania” do të jenë të gjithë jo më shumë se 10-vjeçarë duke e bërë kompaninë e fluturimit shqiptar jo vetëm më modernen në Ballkan, por edhe me një nga flotat më të reja në Europë.

 

Nga Redaksia.B 17.05.2018 13:19
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.