Ramazani në Kupën e Botës, si do të veprojnë futbollistët myslimanë ?

Nga Redaksia 17.05.2018 06:47

Për më shumë se 1 miliard myslimanë, dita e sotme shënon nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ky është fillimi i një muaji agjërimi, ku besimtarët heqin dorë nga ushqimi dhe pijet mes agimit dhe muzgut të diellit, si një shenjë përkushtimi, pastrimi dhe vetëdisiplinimi.

Por, për më shumë se 100 lojtarë që vijnë nga vende me shumicë muslimane, por edhe nga vende të tjera, do të jetë një muaj përgatitjesh intensive për Botërorin e 2018 në Rusi. Mbrojtësi i Egjiptit, Omar Gaber, thotë se nuk është aspak e lehtë të stërvitesh dhe të luash teksa je duke mbajtur Ramazan. “Por, unë do e bëj, edhe pse disa lojtarë të tjerë zgjedhin ta bëjnë më vonë këtë periudhë agjërimi. Për mua, janë thjesht 30 ditë në vit, dhe në fenë tonë është diçka shumë e mirë të jesh pranë Zotit.” – thotë mbrojtësi egjiptian.

Por, lojtarë të tjerë zgjedhin që ta kryejnë më vonë këtë periudhë agjërimi. Gjatë muajit të Ramazanit, ka vend edhe për përjashtime, për njerëz që në atë moment janë të sëmurë, janë në udhëtim apo kanë detyra të vështira fizike. Për shembull, në Botërorin e vitit 2014, Mesut Ozil nuk agjëroi gjatë periudhës që ishte në fushë me Gjermaninë.

Gjithsesi, ka studime që thonë se nuk është aspak mirë të agjërosh gjatë muajit të Ramazanit, me mjekët që dalin në përfundimin se nëse nuk mbahet një regjim strikt sipas udhëzimeve të stafeve, mund të ketë dëmtime apo ulje të performancës. Nga ana tjetër, shumë lojtarë thonë se në këtë muaj, trupi pastrohet, dhe ndihesh akoma më i fortë.

 

 

Nga Redaksia 17.05.2018 06:47
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Regjistrohu

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *
Pseudonimi publikohet së bashku me komentin e postuar.

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.