Thaçi: Nga dialogu nuk do të fitojë askush 100 për qind

Nga Redaksia 17.05.2018 08:38

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar sot se procesi i ardhshëm për dialogun e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë nuk do të jetë fare i lehtë dhe askush nuk do të fitojë 100 për qind, duke theksuar se Kosova do ta ruajë integritetin dhe sovranitetin e vet territorial.

“Fundi i dialogut do t’i mundësojë Kosovës njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB”, u ka thënë ai gazetarëve në Sofje, pas takimit me Federica Mogherinin.

Ai ka shtuar se me iniciativë të Mogherinit është mbajtur takimi i përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilin është folur e hapave konkretë e konstruktivë në procesin e ardhshëm të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, në mënyrë që të ndërtohen marrëdhënie të mira fqinjësore, raporton FoNet, transmeton Koha.net.

“Jemi pajtuar që faza përfundimtare e dialogut të fillojë në të ardhmen e afërt me ndërmjetësimin e Mogherinit dhe përkrahjen e SHBA-së, e të shteteve tjera që duan të na ndihmojnë”, ka thënë Thaçi. “Jemi të vetëdijshëm se askush nuk do të fitojë 100 për qind, por e sigurt është se Kosova dhe Serbia me arritjen e marrëveshjes detyruese ligjore do të bëhen pjesë e familjes evropiane”.

Thaçi po ashtu ka theksuar se është i sigurt se procesi do të përfundojë me fitore të të dy palëve, përkatësisht Kosova dhe Serbia do të kenë të ardhme konkrete evropiane, dhe nuk do të rrezikohet asnjëri nga këto dy shtete.

 

Nga Redaksia 17.05.2018 08:38
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Regjistrohu

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *
Pseudonimi publikohet së bashku me komentin e postuar.

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.