Pamjet e ndryshme të Hënës në muajin e Ramazanit

Nga Redaksia 17.05.2018 08:19

Arsye kjo që e bënë të natyrshme që të ketë mendime të ndryshme rreth kësaj çështje fjr për këtë gjatë gjithë historisë islame dijetarët islamë kanë dhënë dy mendime:

1. Shumica e dijetarëve të Fikhut (Jurispudencës islame) janë të mendimit se:

Nëse vërtetohet pamja e hënës në një vend prej vendeve të botës obligohen të gjitha vendet muslimane të agjërojnë me atë pamje. 

Duke u bazuar në Hadithet në kuptimin e përgjithshëm që të agjërohet, ose të bëhet bajram me anë të kësaj pamje.

Argument i këtij grupi është hadithi i Muhamedit a.s. = Agjëroni me pamjen e saj – të hënës – dhe hani me pamjen e saj, e nëse është mjegull plotësojeni muajin Sha”ban tridhjetë ditë = 

2. Kurse një pjesë tjetër e dijetarëve të Fikhut ( Prej tyre dijetarët e medh”hebit Shafii dhe disa te medh”ebit Hanefi ) mendojnë se: Çdo vend obligohet të ketë pamjen e vet.

Sipas tyre, për shembull; Nëse e shohin hënën e re banorët e Mekës nuk obligohen për agjërim banorët e Egjiptit… 

Argument i këtij grupi është Hadithit I Kurejbit që e transmeton Muslimi 1087, Ahmedi 306/1, Ebu Davudi 2332, Tirmidhiu 693, Nesaiu 131/4 e të tjerë ku thotë se:

= Ummul fadl e kishte dërguar te Muaviu në Sham ku thotë: Shkova në Sham (Damask) dhe e kreva punën e saj ku filloi ramazani duke qenë unë atje dhe e pashë hënën natën e së premtes dhe pastaj erdha në Medine në fund të muajit. Më pyeti Abdullah ibnu Abasi duke e përmendur hënën dhe më tha? Kur e patë hënën? I thashë: E pashë natën e së premtes. Më tha ti e pa? I thashë Po, bile e panë edhe të tjerët dhe agjëruan e agjëroi edhe Muaviu. Ai më tha: Mirëpo ne e kemi parë natën e së shtunës dhe vazhdojmë të agjërojmë derisa të plotësojmë tridhjetë ose ta shohim. I thashë: A nuk të mjafton pamja e Muaviut? Tha: Jo, Kështu na ka urdhëruar Pejgamberi sallahu alejhi ve selam =. 

Nga kjo kuptohet se të dy mendimet janë të sakta dhe të argumentuara për veprim, edhe pse dijetarët kanë thënë se më mirë është të veprohet me mendimin e parë sepse në kohën tonë mjetet e informimit mundësojnë që e gjithë bota të informohet për pamjen e hënës dhe të fillohet muaji me atë pamje.

Pra,, edhe vendet arabe të agjërojnë me pamjet ose matjet e vendeve të tjera; si Turqia ose ndonjë vend tjetër, e jo ti presim vendet arabe dhe vetëm atëherë të agjërojmë.

Assesi nuk lejohet nëse një vend që e ka pa hënën pamje të saktë të mos e fillojë muajin, duke e pritur ndonjë vend tjetër,, si psh. Arabine saudite ose ndonjë vend tjetër që të fillojë me të, sepse ata me pamjen e tyre obligohen që të fillojnë agjërimin (ose edhe për prerjen e kurbanëve në Kurban bajramin) . 

Dijetarë të shumtë në mesin e tyre edhe ibni Tejmije kanë tërhequr vërejtjen së pjestarët e një shteti islamik duhet të agjërojnë me shtetin e tyre, dhe të mos ndahen Brenda shtetit të tyre që të agjërojnë disa me atë shtet e disa me ndonjë shtet tjetër pamvarësish a e kanë filluar agjërimin më herët ose më vonë, dhe kjo që të mos vie deri te përçarja Brenda një populli …

Në Librin “Redul muhtar“ i njohur si Hashijet ibnu abedin në pjesën 3, fq. 325 pas paraqitjes të mendimeve të shumë dijetarëve, në koment thuhet kështu:

= Kuptohet nga thëniet e tyre në kapitullin e Haxhit se ndryshimi i hënës është i pranueshëm. Nuk obligohet dikush me diçka edhe pse merret vesh se është pa hëna në një vend tjetër një ditë para tyre.

Pra a mund të thuhet kështu për prerjen e kurbanëve jashta haxhinjëve … 

Ajo çka qartë mund të kuptohet se edhe kjo është sikur kohët e namazit obligohet secili popull që të vepron me kohën e tyre, dhe kështu lejohet prerja e kurbanit në ditën e trmbëdhjetë të Dhulhixhes (ditën e katërt të bajramit e që sipas medhhebit shafi dhe disave lejohet deri ne fund të kësaj dite ) edhe pse me pamjen e të tjerëvë është dita e katërmbëdhjetë ,, Allahu e din më së miri . 

Po i njëjti burim në të njëjtën faqe tregon edhe për distancën se sa duhet të jetë largësia që ka të drejtë një vend të dallon nga tjetri për fillimin e muajit të ri hënor. 

Dallimi në mes vendeve nuk guxon të jetë më pak se 24 FERSEH, që i bie diku rreth 120 km.

Pra, sipas kësaj dy vendet fqinje nuk kanë arsye që të kenë ramazanin ose bajramin në dy dita të ndryshme.

 

Përgatiti: Mr. Ragmi Destani

Literatura:

Reddul Muhtar – Hashijetu ibnu Abedin

El fikhul hanefi fi thewbihil xhedid

El fikhul Vadih

El-lubab fi sherhil kitab

Nga Redaksia 17.05.2018 08:19
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.