Veseli: Shoqëria civile, partner produktiv i institucioneve publike

Nga Redaksia.B 16.05.2018 13:44

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në një aktivitet të organizuar nga KDI-ja, ka thënë se shoqëria civile, në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe demokratizimit të vendit ka qenë partner produktiv i institucioneve publike dhe partive politike.

Kryetari i Kuvendit tha se projektet e KDI-së janë një vlerë e shtuar në kulturën e parlamentarizmit kosovar.

“Kur e them këtë kam parasysh faktin se këto projekte ka ndikuar në avancimin e standardeve themelore të punës së Kuvendit. Ato kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së Kuvendit para publikut. Monitorimi i procesit të hartimit të ligjeve, ka ndikuar pozitivisht në ngritjen e cilësisë së tyre. Informimi i qytetarëve me procesin legjislativ, është parakusht që të rritet pjesëmarrja dhe ndikimi i tyre në këtë proces”, theksoi Veseli.

Kreu i Kuvendit shtoi se edukimi demokratik e fuqizon qytetarin, e bën më proaktiv dhe me kërkues në raport me përfaqësuesit e tij. Kjo platformë që po prezantohet sot, sipas tij, është në frymën e këtij kontributi për avancimin e demokracisë sonë përfaqësuese.

Kryeparlamentari Veseli tha se Kuvendi i Kosovës ka nevojë për syrin kritik të shoqërisë civile, për këshillat, idetë dhe asistencën e saj profesionale.

“Duke forcuar dhe avancuar standardet demokratike të qeverisjes, ne përshpejtojmë rrugën e integrimeve evropiane të vendit tonë. Duke forcuar dhe avancuar standardet demokratike të qeverisjes, ne krijojmë kushtet e domosdoshme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe ngritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve. Qytetaria dhe mirëqenia janë binom i pandashëm”, tha në fjalën e tij kryeparlamentari Veseli.

Nga Redaksia.B 16.05.2018 13:44
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.