Facebook fshin 583 milionë profile false dhe 837 milionë përmbajtje spam

Nga Redaksia.B 16.05.2018 10:16

Në tremujorin e parë të 2018, rrjeti social Facebook ka fshirë 583 milionë profile false dhe 837 milionë përmbajtje spam.

Gjithnjë në të njëjtën periudhë është bërë e mundur të zhduken nga rrjeti 1.9 milionë mesazhe të lidhura me propagandën terroriste të ISIS dhe grupeve të tjera të lidhura me të. Këto janë të dhënat që dalin në pah nga Raporti i parë mbi aplikimin e standarteve në rrjetin social.

Gjithashtu Facebook ka pezualluar rreth 200 aplikacione mbi platformën e tij në kuadër të hetimit mbi kontrollin e të dhënave nga përdoruesit. Nëse ekspertët pas kontrolleve të imtësishme do të dalin në konkluzionin se këto aplikacione kanë ndërhyrë vërtet në të dhënat personale, atëherë Facebook do t’i bllokojë përfundimisht.

Rritja e kontrolleve në rrjetin social mbarë botëror kanë nisur pas skandalit me kompaninë Cambridge Analityca që kishte përdorur të dhënat personale për qëllime elektorale për të ndikuar votimet, kryesisht në Britaninë e Madhe.

Nga Redaksia.B 16.05.2018 10:16
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Regjistrohu

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *
Pseudonimi publikohet së bashku me komentin e postuar.

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.