Xhemaledin Salihu rizgjidhet kryetar i SHTKK-së
Lokale

Xhemaledin Salihu rizgjidhet kryetar i SHTKK-së

12.Oct.2014 13:28
0
Në sallën e leximit të Bibliotekës së Qytetit "Mehmet Jusufi" në Preshevë u mbajt Kuvendi i Dytë Zgjedhor i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore (SHTKK).

Në këtë mbledhje u rizgjodh me aklamacion Xhemaledin Salihu, kryetari i SHTKK-së, ndërsa për nënkryetar në Preshevë-Ismet Bajrami, nga Bujanoci-Nehat Ramizi, Medvegja-Rexhep Abazi, kurse sekretar Mustafë Ahmeti. 

Kuvendin Zgjedhor e udhëhoqi Kryetari i Kuvendit të SHTKK-së Zeqirja Fazliu i cili para të pranishmëve paraqiti rendin e ditës që mori votat unanimisht. 

Pas raportit të kryetarit Salihu lidhur me punën e tij katër vjeçare pati edhe diskutime lidhur me raportin e punuar për aktivitetet e kryera dhe për obligimet statutare, si dhe të aktiviteteve të tjera të cilat i ka në pikëvështrim.

Pati diskutime nga Rexhep Abazi, Demush Berisha, Bilall Maliqi, Zeqirja Fazliu, Ismet Bajrami, Nehat Ramizi etj.

Në këtë mbledhje u zgjodhën edhe anëtarët e Këshillit Drejtues të shoqatës me seli në Preshevë, si dhe të Këshillit mbikëqyrës./Titulli.com/

Demaçi kundër Daçiqit: Edhe Veriu edhe Lugina e jona
Mungesa e teksteve dhe (mos) bashkëpunimi i pushteteve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration