Scott: Uraniumi i varfëruar është përdorur ekskluzivisht në Kosovë dhe rajonin Preshevë, Bujanoc

Nga Redaksia 16.05.2018 07:36

Ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott ka deklaruar për FoNet se shumë ekspertë kanë nxjerrë përfundimin se nuk ka rrezik shëndetësor në Serbi dhe as kudo tjetër në botë ku është përdorur municioni me uranium të varfëruar.

Ai ka shtuar se kështu ka pohuar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e mjedisit.

Scott ka theksuar se municioni me uraniumi i varfëruar është përdorur ekskluzivisht në Kosovë dhe më pak në rajonin e Preshevës e Bujanocit.

“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në çdo hulumtim serioz shkencor lidhur me këtë, ndërsa OBSH ka treguar se uraniumi varfëruar nuk bën rrezik serioz për shëndetin”, ka thënë Scott, transmeton Titulli.com.

Ai ka shtuar se disa shkencëtarë serbë, epidemiologë e radiologë kanë bërë hulumtime të pavarura dhe ata nuk kanë gjetur dëshmi se uraniumi i varfëruar ka shkaktuar probleme shëndetësore në Serbi.

Në Beograd është iniciuar krijim i një Komisioni që do të hetonte dëmtimet shëndetësore nga përdorimi i municionit me uranium të varfëruar.

Nga Redaksia 16.05.2018 07:36
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.