Financial Times: Zonat serbe në Kosovë mund të marrin autonomi sikur Irlanda e Veriut

Nga Redaksia 15.05.2018 19:46

Gazeta Financial Time ka intervistuar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka folur rreth Kosovës dhe mundësisë që Serbia të integrohet në BE.

Vuçiq ka thënë se ai është i obsesionuar pas Kosovës, duke theksuar se pa u zgjidhur ky problem gjithçka që ai ka arritur në Serbi nuk do të jetë e qëndrueshme. FT shkruan se zonat serbe në Kosovë mund të marrin autonomi të ngjashme me Irlandën e Veriut.

“Unë jam i obsesionuar me Kosovën. Pa e zgjidhur këtë problem gjithçka që kam arritur nuk do të jetë e qëndrueshme. Kriza e parë do të na mbysë“, ka thënë ai.

Financial Times shkruan se për t’u kualifikuar për anëtarësim në BE, Vuçiq duhet ta zgjidhë kontestin me Kosovën.

Por, çfarë do të marrë Veriu në këmbim të njohjes së pavarësisë.

“Zgjidhja më e mundshme do të përfshijë një autonomi dhe aranzhmane të ndarjes së pushtetit, e ngjashme me Irlandën e Veriut, për zonat e dominuara serbe në këmbim të njohjes së shtetësisë së Kosovës, por edhe kjo do të jetë shumë për shumë serbë dhe kjo zgjidhje do të përballet me pengesën e referendumit. Vuçiq, sipas FT, mund të presë rezistencë të ashpër nga disa qarqe përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe.

 

Nga Redaksia 15.05.2018 19:46
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.