Veseli: Izraeli do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Nga Redaksia.B 15.05.2018 09:25

Në Prishtinë është shënuar 70-vjetori i Pavarësisë së Izraelit, organizuar nga Bashkësia Hebreje “Bet Israel Kosova”.

Duke folur në këtë ngjarje, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur optimist se Izraeli do të kapërcejë barrierat dhe do ta njohë Pavarësinë e Kosovës.

 

Veseli theksoi se shtoi se populli hebre ka shumë ngjashmëri me shqiptarët. Ai tha se dy popujt edhe pse rrezikoheshin nga zhdukja kanë arritur të shpallin pavarësinë.

Veseli tutja tha se shpreson që 71-vjetori i pavarësisë së Izraelit ta gjejë Kosovën  dhe këtë shtet me marrëdhënie diplomatike.

“Do të jemi pranë çdo populli liridashës, sot jemi përkrah popullit hebrej, kemi shumë ngjashmëri, në të njëjtën kohë jemi krenar me identitetin tonë, besojmë se do te thellojmë bshkëpunimit mes vendeve tona. Besoj se institucionet e Izraelit do të kalojnë barrierat dhe ta njohin Kosovën si shtet të pavarur”.

“Sot është dita e 70-vjetorit të pavarësisë së Izraelit. Më 17 shkurt 2008 Kosova jonë ka festuar 10-vjetorin e pavarësisë. Si popull bashkëndjejmë me sakificat e popujve të tjerë sepse kemi kaluar sakrifica. Vetëm 19 vite më herët kemi qenë buzë ekzistencës tonë fizike dhe jemi ballafaquar me zhdukje totale nga një armik që ka dashur të na zhduk, edhe populli hebrej u ballafaqua me zhdukjen e vet fizike. Ata arritën që të shpallin pavarësinë, pastaj edhe ne 60 vjet më vonë”, tha ai, raporton EO.

Veseli tha se duhet që sa më shpejtë të ndërtohet sinagoga në qendër të Prishtinës, derisa i bëri thirrje komunës që të jap lejen për këtë.

“Kam ndihmuar dhe do të ndihmoj çdo bashkësi fetare. Presim që sa më shpejt besimtarët islam te kenë xhaminë e tyre dhe të mos falen në rrugë sikur në lagjen ‘Dardania’. Duhet të kemi sa më shpejte sinagogën në qendër të Prishtinës, ajo ka qenë në qendër, shumë shpejtë do të jetë në qendër, edhe komuna të jap lejen qe te kemi sinagogën e re. 71-vjetori i pavarësisë së Izraelit shpresoj që do të na gjejë me marrëdhenie diplomaike dhe me njohje reciproke.”

 

Ministrja Albena Reshitaj, ka thënë se janë të interesuar të zgjerojnë bashkëpunimin me Izraelin edhe në rrafshin politik, derisa u shpreh optimiste që në një të ardhme të afërt Izraeli do ta njoh Kosovën si shtet të pavarur.

“Partneriteti ynë ka hisori të gjatë që u forcua më shumë gjatë Luftës së Dytë Botërore ku shumë hebrenjë u strehuan nga familjet shqiptare. Ne ju jemi falënderues për ndihmën tuaj gjatë luftës në Kosovë. Jemi te interesuar të zgjerojmë bashkëpunimin në rrafshin politik. Edhe pse Izraeli ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës ne besojmë se në të ardhmen e afërt marrëdheniet shtetërore do të formalizohennme njohje.

Ruzhdi Shkodra, kryetari i Bashkësisë Hebreje “Bet Israel Kosova”, ka kërkuar nga kryeparlamentari Veseli që të shfrytëzoj autoritetin e tij në mënyrë që këtë vit të përcaktohet lokacioni për ndërtimin e sinagogës në Prishtinë.

Ai tha se përvjetorin e 70-të të pavarësisë e bën më madhështor shpallja e Jerusalemit kryeqytet të Izraelit nga ShBA.

“Shpreh konsideraten ndaj Kadri Veselit për punën për komunitetin hebre edhe pse premtimet për sinagogen nuk po realizohen, ju keni kerkuar qe ajo të ndërtohet. Kerkoj nga ju të ushtroni autoritetin tuaj që brenda këtij viti të përcaktohet vendi për ndërtimin e singogës në Prishtinë”.

Shkodra tha se duhet të njoftohet opinioni që hebrenjtë kanë parandaluar zhdukjen e popullit shqiptar nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit, dhe për këtë sipas tij duhet tu jemi mirënjohës hebrenjve dhe ShBA-së.

“Me rastin e 70-vjetorit të pavarësisë kërkoj nga institucionet që t’i bëhet e njohur opinionit se ishin hebrenjtë që kanë parandaluar shfarosjen nga Millosheviçi, duhet tu jemi mirënhohës ndaj hebrenjve dhe ShBA-së. Sot pervjetorin e pavarësisë e bën edhe më madheshtor shpallja e jerusalemit kryeqytet të izraelit nga ShBA-ja”.

Mysafiri nga Zvicra, Daniel Trier tregoi një histori me nënën e tij Alice, e cila tha se u ka ndihmuar refugjatëve nga Kosova, të cilët kishin ikur nga në këtë vend si pasojë e luftës në Kosovë.

Trier tha se besa është traditë e jashtëzakonshme e popullit shqiptar.

“Eshtë nder i madh te flas me ju dhe të festojmë së bashku 70-vjetorin e themelimit te Izraelit. Nëna dhe familja ime jetojmë në Zurich të Zvicrës. Nëna ime ka qenë e angazhuar në qendrën mjekësore ku ka trajtuar shqiptarë që kanë ikur nga lufta. Ka punuar me refugjatë dhe në ndërtesën e refugjstëve ka marrë pjesë në larjen e rrobave dhe punët e përditshme. U kemi ofruar edhe mësim në gjuhën gjermane, kanë ofruar ndihmë mjekësore. Janë shume aspekte që kanë spjeguar për kulturën shqiptare dhe popullin e Kosovës. Besa është traditë e jashtëzakonshme e shqiptarëve, qe ka pasur mundësi te strehoje shume familje shqiptare”.

Kabineti i kryeministrit Ramush Haradinaj kishte paralajmëruar pjesëmarrjen e tij në këtë aktivitet, por ai nuk ka qenë i pranishëm. Derisa përfaqësues i Qeverisë në këtë aktivitet ishte këshilltari i kryeministrit, Jahja Lluka.

Nga Redaksia.B 15.05.2018 09:25
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.