Dhjetëra palestinezë të vrarë në ditën e hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem

Nga Redaksia 14.05.2018 21:45

Të paktën 52 palestinezë janë vrarë dhe 1,204 janë plagosur nga ushtria izraelite, pranë kufirit të Gazës më 14 maj, në ditën kur Shtetet e Bashkuara kanë hapur ambasadën amerikane në Jerusalem.

Lëvizja islamike Hamas, që udhëheq në Gaza prej vitit 2007, ka udhëhequr protesta masive për më shumë se gjashtë javë.

Mbi 50 persona janë vrarë që prej nisjes së protestave.

Shumica e dy milionë banorëve të këtij territori janë pasardhës të refugjatëve dhe protestat janë cilësuar si ‘Marshi i Madh i Rikthimit’.

Protestuesit po kërkojnë që të kthehen në shtëpitë e tyre, që tashmë janë në territorin e shtetit të Izraelit.

Një delegacion i Shtëpisë së Bardhë dhe zyrtarë izraelitë kanë qenë pjesë e ceremonisë së inaugurimit, duke përfshirë Ivanka Trumpin, vajzën e presidentit amerikan, Donald Trump.

Presidenti Trump pritet të mbajë një fjalim përmes videolidhjes.

Përveç Ivanka Trumpit dhe burrit të saj Jared Kushner, që janë këshilltarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë, pjesë e ceremonisë kanë qenë edhe Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin dhe zëvendës-Sekretari i Shtetit, John Sullivan.

Delegacioni amerikan në ceremoninë e 14 majit në Jerusalem
Delegacioni amerikan në ceremoninë e 14 majit në Jerusalem

Bashkimi Evropian ka shfaqur kundërshti të hapur për këtë hap të ambasadës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u ka bërë thirrje të “gjitha shteteve t’i bashkohen vendimit të SHBA-së për bartje të ambasadave në Jerusalem”.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas e ka përshkruar vendimin e Trumpit si “shuplakë të shekullit”.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar më herët se Shtetet e Bashkuara e njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Palestinezët kërkojnë që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre në të ardhmen.

Izraeli ka aneksuar pjesën lindore dhe ka deklaruar të gjithë qytetin si kryeqytet, ndonëse një vendim i tillë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Vendimi i Trumpit ka nxitur protesta të përgjakshme ndërkohë që 128 shtete e kanë dënuar hapin e tij në një votim në Asamblenë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara.

Konsullata momentale do të shërbejë si lokacion i ambasadës pasi planet janë në realizim e sipër për krijimin e një ndërtese të përhershme në një pjesë tjetër të Jerusalemit.

Ngjarja e sotme përkon me festimet e Ditës së Jerusalemit, një festim vjetor që shënon “ribashkimin” e qytetit pas luftës gjashtëditore më 1967.

Statusi i Jerusalemit përbën zemrën e konfliktit në mes të Izraelit dhe Autoritetit Palestinez.

Sovraniteti i Izraelit për Jerusalemin nuk njihet ndërkombëtarisht dhe sipas marrëveshjeve të paqes në mes të izraelitëve dhe palestinezëve më 1993, statusi i këtij qyteti duhet të diskutohet në fazat e ardhshme të paqes.

Një ditë pasi Izraeli shënon përvjetorin e shtetësisë, palestinezët përkujtojnë atë që e quajnë Nakba ose Katastrofa, duke iu referuar largimit të qindra mijëra personave nga shtëpitë e tyre nga territori që sot administrohet nga Izraeli.

Përndryshe 14 maji shënon edhe 70-vjetorin e krijimit të Izraelit.

Përgatiti: Krenare Cubolli

 

Nga Redaksia 14.05.2018 21:45
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.