Arsenali në garë me Napolin dhe Atleticon për Lenon

Nga Redaksia.B 11.05.2018 14:35

Portieri gjerman, Bernd Leno është gati për ta bërë hapin e madh në karrierë.

Pas paraqitjeve mjaftë të mira në kampionatin gjerman me Bayer Leverkusenin, për Lenon kanë ardhur disa oferta të rëndësishme.

Portieri i Kombëtares së Gjermanisë po kërkohet me ngulm nga Napoli që do të mbetet pa Pepe Reinan. Skuadra italiane është e gatshme të shpenzojë deri në 20 milionë euro për transferimin e gjermanit.

Në garë për Lenon mbetet edhe gjiganti spanjoll Atletico Madrid që ka frikë se mund të mbetet pa Jan Oblakun. Ndërkohë së fundmi garës për transferimin e Lenos iu është bashkangjitur edhe Arsenalit.

Topçinjtë po e shohin gjermanin si zëvendësuesin adekuat të Petr Cech që nuk ka treguar formë të mirë këtë edicion. Leno ka kontratë me Bayer Leverkusenin deri në verën e vitit 2021. 

Nga Redaksia.B 11.05.2018 14:35
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.