Zurich interesohet për Kryeziun

Nga Redaksia.B 11.05.2018 13:31

Hekuran Kryeziu do të largohet nga Luzerni në fund të këtij edicioni.

Mesfushori nga Kosova është njëri nga futbollistët më të mirë aktualisht që ka kampionati zviceran. Gjilanasi do të largohet nga Luzerni në fund të këtij edicioni pasi i skadon kontrata me klubin bardh e kaltër.

Edhe pse Luzerni i ka ofruar kontratë të re, ende nuk ka asgjë të re nëse do të nënshkruhet një marrëveshje tjetër mes palëve ose jo. Për Kryeziun tani po interesohet skuadra e madhe zvicerane Zurich.

Finalistët e Kupës së Zvicrës kanë shprehur interesim për ta blinduar mesfushën e tyre me transferimin e Kryeziut. Sipas medieve zvicerane, Zurich e ka prioritet transferimin e Hekuranit gjatë afatit kalimtar veror.

Por vështirë të ndodhë një gjë e tillë pasi për lojtarin ka pasur interesime edhe nga kampionati gjerman dhe ai italian. 25-vjeçari ka luajtur në 28 takime këtë edicion në Superligën e Zvicrës ku ka asistuar në tre gola.

Nga Redaksia.B 11.05.2018 13:31
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.