Ermal Meta përfaqëson Italinë në Eurovision, por në perfomancë shfaq edhe titra në gjuhën shqipe

Nga Redaksia.B 11.05.2018 11:17

Ermal Meta përfaqëson shtetin italian në festivalin evropian të muzikës, i njohur si Eurovision.

Këngëtari shqiptar ka pasur një perfomancë të shkëlqyer në natën e dytë gjysmëfinale të kësaj ngjarje madhore.

 

“Non mi avete fatto niente (Nuk më ke bërë asgjë)”, titullohet kënga e Metës, të cilën e solli së bashku me këngëtarin italian, Fabrizoi Moro.

Dyshja janë kualifikuar zyrtarisht në finale pasi Italia bën pjesë këtë vit në “Eurovision Big 5”, shtetet të cilat financojnë këtë vit festivalin.

Por, ajo që ka rënë në sy është një detaj mjaft interesant i perfomancës së tyre, ku nuk kanë harruar të përfshijnë edhe gjuhën shqipe.

Në fakt, gjatë gjithë kohës sa po performonin u shfaqte nga një varg i tekstin në gjuhë të ndryshme të botës, ku në gjuhën shqipe kishin përzgjedhur fjalët “Nuk keni pasur asgjë”.

Ndryshe, pos Ermalit edhe dy shqiptarë të tjerë janë pjesë e finales së madhe, e cila do të mbahet më nesër (e shtune).

 

Kujtojmë se edhe Shqipëria me Eugent Bushpepën dhe Eleni Foureira me Qipron gjenden në finale. 

Nga Redaksia.B 11.05.2018 11:17
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.