Sonte do të mësohet emri i partnerit të ri qeveritar?

Nga RedaksiaI 10.05.2018 15:29

Partitë politike potenciale për t’iu bashkuar shumicës parlamentare po shqyrtojnë ofertat e kryeministrit Zoran Zaev. I pari i Qeverisë deklaroi se është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë liderët e partive që duan të jenë pjesë e shumicës. Mbrëmë Zaev ka zhvilluar një bisedë telefonike me një lider, emrin e të cilit nuk e shpalosi. Kryeministri është i gatshëm të plotësoj dhe saktësojë ofertat.

Partitë duan të debatojnë brenda organeve të tyre. Unë po pres përgjigjen nga të gjithë. Mbrëmë kisha një bisedë telefonike më njërin nga liderët e këtyre partive parlamentare dhe sot kam plan përsëri ta telefonoj që të mësoj deri ku është puna, a ka hapësirë për saktësim, për ndihmë – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Nga Lëvizja Besa e Bilall Kasamit, konfirmojnë se në mbledhjen e sotme të Kryesisë Qendrore do të shqyrtojnë ofertën e kryeministrit. Ndërsa zyrtari i Besës së Afrim Gashit, Shaban Zendeli në emisionin “Rruga drejt” thotë se subjekti që përfaqëson është në fazën finale të bisedimeve me kryeministrin Zaev.

PDSH-ja e Menduh Thaçit, vazhdon të shqyrtojë ofertën në heshtje. Zgjerimi i shumicës po zvarritet tashmë nga zgjedhjet lokale te vitit kaluar. Nevoja për zgjerimin e koalicionit erdhi pas largimit të Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria.

 

Nga RedaksiaI 10.05.2018 15:29
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.