Pesë dështimet e mëdha në Ligën Premier këtë sezon

Nga Redaksia.B 10.05.2018 11:01

Ka mbetur vetëm edhe një xhiro për tu mbyllur kampionati në Ligën Premier, ku edhe këtë vit nuk munguan befasitë.

Është parë një stuhi e Manchester Cityt këtë edicion që ka thyer të gjithë rekordet.

 

Ndërsa Ligën Premier  e kanë lënë klube si Swansea, Stoke City dhe West Bromwich.

Ndërsa ylli që çmendi të gjithë është Mohamed Salah që shënoi 43 gola në të gjitha garat për Liverpoolin.

Por ka pasur edhe nga ata që nuk kanë treguar asgjë në këtë edicion.

Janë pesë lojtarë që kanë zhgënjyer më shumë se të tjetër në Ligën Premier.

 

#1: Tiemoue Bakayoko (Chelsea)

I ardhur nga Monaco si transferim i madh, Tiemoue Bakayoko., nuk tregoi shumë. Ai ishte blerë për 45 milionë euro për ta zëvendësuar Nemanja Maticin.

#2: Renato Sanches (Swansea)

Erdhi nga Bayern Munich si huazim por nuk arriti ta ndihmojë klubin uellsian që të qëndrojë në Ligën Premier. I cilësuar si lojtari më i mirë i ri pas Kampionatit Evropian, lojtari nuk arriti të tregojë shumë.

#3: Jese Rodriguez (Stoke City)

Kur portieri Jack Butland kritikonte transferimet e klubit, e kishte fjalën për Jese Rodriguezin që erdhi në huazim nga Paris St. Germain. Dështim total.

#4: Daniel Sturridge (West Bromwich)

Ai e la Liverpoolit që të luajë rregullisht në një klub, or që nuk i doli mirë transferimi te WBA. Shumë lëndime dhe vetëm shtatë ndeshje me tri gola.

#5: Grzegorz Krychowiak (West Bromwich)

Polaku la PSG-në për të kaluar te West Brom, por që nuk arriti ta ndihmojë skuadrën. Grzegorz Krychowiak ishte blerë nga PSG për 40 milionë euro dhe ishte vetëm në huazim. 

Nga Redaksia.B 10.05.2018 11:01
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.