Komunalia me plan për ueb-faqe informuese,  mungesë e ujit të pijshëm në Bujanoc (video)
Lokale

Komunalia me plan për ueb-faqe informuese, mungesë e ujit të pijshëm në Bujanoc (video)

10.May.2018 07:34
0
"Komunalia" është një ndër ndërmarrjet më të mëdha publike të komunës së Bujanocit e cila ka të punësuar 195 punëtorë ndërsa planifikojnë që të kenë ueb-faqe të posaçme e cila do të informojë qytetarët për shërbimeve tyre, kështu u shpreh gjatë një bisede për Titulli.com, drejtori teknik i kësaj ndërmarrje Ilir Taipi.

Ai theksoi se distribuomi i ujit të pijshëm përbën problem serioze në sezonin verës ku kërkesat janë më të mëdha ndërsa furnizimi është 70 litra ujë në sekondë.

Jeni një ndërmarrje e madhe publike lokale, sa jeni të kënaqur me bashkëpunimin me qytetarët dhe pagesën që ata bëjnë për shërbimet që i ofrohen?

Taipi: Ndërmarrja publike “Komunalia” beson se qytetarët janë të kënaqur me shërbimet të cilat i marrin nga kjo ndërmarrje kurse ndërmarrja nuk është e kënaqur me pagesën të cilën e bëjnë qytetarët. Pagesa e cila bëhet për shërbimet e marra është shumë e ulët afro 25 përqind e faturave të distribuuar. Ne jemi munduar që me anë të vërejtjeve të obligojmë qytetarët të bëjnë shlyerjen e borxheve por edhe kjo nuk është se ka dhënë ndonjë rezultat konkret. Për qytetarët të cilët kanë borxhe të mëdha ndaj kësaj ndërmarrje ne do i njoftojmë për borxhin e tyre kurse në rast të mos shlyerjes së borxhit ne do e dërgojmë rastin edhe në gjykatë.

Na tregoni cili është numri i punëtorëve në ndërmarrjen tuaj dhe cilat shërbime kryeni?

Taipi: Numri i punëtorëve të cilët janë të angazhuar në kohë të pacaktuar është 195 punëtorë kurse janë edhe 10 punëtorë të angazhuar me kohë të caktuar. Veprimtaritë të cilat kryen ndërmarrja jonë publike janë distribuimi i ujit, mirëmbajtja e kanalizimit, gjelbërimi dhe pastrimi i qytetit, mirëmbajtja e varrezave, shërbimi i ngrohtores si dhe shërbimi i parkingut. Kjo ndërmarrje ka edhe dy veprimtari të tjera të cilat ende nuk kanë hyrë në funksion siç është ai i sinjalizimit.

A keni planifikuar shtrirjen e shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave në gjitha vendbanimet e komunës së Bujanocit dhe na thoni në cilat vende do të filloni këtë vit?

Taipi: Me planë programin për vitin 2018 kemi paraparë edhe shtrirjen e shërbimeve për grumbullimin e mbeturinave në vendbanimet tjera por në mungesë të mekanizmit nuk po mundemi ta realizojmë. Mbetemi në pritje të ndonjë donacioni i cili do të na mundësonte pajisjen me mekanizmin e nevojshëm ne do bëjmë edhe grumbullimin e mbeturinave në vendbanimet tjera të komunës së Bujanocit.

A ka ujë të mjaftueshëm dhe çfarë uji pinë qytetarët që janë të kyçur në sistemin e ujit dhe kush i bënë kontrollimet laboratorike të ujit?

Taipi: Komuna e Bujanocit ka ujë të pijshëm ka mjaftueshëm ku kjo ndërmarrje distribuon ujë të pijshëm rreth 70 litra ujë në sekondë por gjatë stinës verore kërkesa për ujë të pijshëm është më e lartë dhe konsumimi jo racional i ujit nga qytetarët shtynë që kjo komunë të ketë mungesë të ujit. Në bazë të kontratës kontrollimi ujit bëhet nga Enti Higjienik i Vrajës .

Cili është buxheti që keni shpenzuar gjatë vitit 2017 dhe sa është paraparë nga buxheti i komunës së Bujanocit për vitin 2018?

Taipi: Në bazë të programit të veçantë nga komuna e Bujanocit në vitin 2017 ndërmarrjes sonë i është ndarë një ndihmesë në vlerë prej 25 milion dinarëve ku po e njëjta shumë e mjeteve është paraparë edhe për vitin 2018. Këto mjete janë shfrytëzuar racionalist siç janë për shfrytëzimin e pompave, për kontejnerët e mbeturinave, për shfrytëzimin e energjisë elektrike e cila është e paraparë me kontratë nëpërmjet ndërmarrjes sonë, komunës së Bujanocit dhe qeverisë së Serbisë.

Si e shihni funksionalizimin më të fuqishëm të kësaj ndërmarrje dhe keni menduar të krijoni ueb-faqe për të treguar më shumë transparencë me qytetarët dhe të lehtësoni komunikimin me ata?

Taipi: Momentalisht nuk kemi ueb-faqe por besoj që në të ardhmen do të kemi ueb-faqen tonë me anë të së cilës qytetarët do të jenë të informuar për veprimtarinë e ndërmarrjes publike “Komunalia” si dhe shërbimeve të cilat i ofron kjo ndërmarrje.

Festohet 50 vjetori i shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc (video)
Salihu: Pse shkolla e mesme nuk ndau post mortum mirënjohje edhe për Jonuz Musliun?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration