Smartfoni i përthyeshëm shumë shpejt në treg

Nga Redaksia.B 08.05.2018 11:41

Sipas njoftimeve që vijnë nga Koreja e Jugut, i shumëprituri smartfoni i përthyeshëm nga “Samsung” pritet të dalë zyrtarisht në shkurt të vitit tjetër, në Kongresin Botëror të Telefonisë në Barcelonë, shkruan faqja e internetit “GSM Arena” e specializuar në risitë e telefonisë.

Në këtë raport thuhet se kompania i ka kërkuar partnerëve të fillojnë prodhimin e pjesëve për këtë pajisje duke filluar nga nëntori i këtij viti.Madje edhe emri i kodifikuar i këtij telefoni është ndryshuar nga “Valley” në “Winner”, që sipas ekspertëve kjo tregon se projekti ka përfunduar fazën e zhvillimit dhe është në prag të prodhimit.  Për sa i përket telefonave të kategorisë “Galaxy S”, në këtë raport thuhet se nxjerrja e tyre është shtyrë me disa muaj dhe do të jetë në janar 2019. Madje drejtori i përgjithshëm i “Samsung”-ut deklaroi në fillim të këtij viti se kompania po punon që të garantojë prodhimin e smartfonit të përthyeshëm dhe se do të quhet “Galaxy X”.

Nga Redaksia.B 08.05.2018 11:41
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.