Promovohet në Bern të Zvicrës romani \"1803\" i autorit Besim Xhelili

Nga Redaksia 08.05.2018 08:12

Romani “1803” i autorit shqiptar nga Vjena Besim Xhelili, pas promovimit nëpër disa qytete të ndryshme në Europë, ndaloi në stacionin e radhës në“Zentrum5” në Bern të Zvicrës. Ky roman është botuar në gjuhën shqipe në vitin 2016, kurse në janar 2018 u botua në gjuhën gjermane dhe atë suedeze.

Me ftesë të Qendrës për Integrim “Zentrum5” në kryeqytetin e Zvicrës Bern, të cilën e udhëheq znj. Brikela Andrea Nune, autori shqiptar nga Austria Besim Xhelili prezantoi para lexuesve romanin e tij me një tematikë interesante të dashurisë, me titull “1803”. Ky aktivitet letrar dhe kulturor u bë në bashkëpunim me Shoqatën e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër, ku në cilësinë e kryetarit i pranishëm ishte shkrimtari Dan Kosumi dhe të shoqatës “Përshefca”, e përfaqësuar nga kryetari Fadil Hasani dhe anëtari i kryesisë Bujar Imeri. Me pjesëmarrjen e tyre e nderuan organizatorin dhe autorin, znj. Fatmire Musliu nga Ambasada e Kosovës në Zvicër, krijues shqiptarë të sferave të ndryshme në Zvicër, artdashës dhe dashamirë të librit. 

Në një bashkëbisedim me autorin mbi krijimtarinë e tij të deritanishme dhe me fokus tek romani në fjalë, znj. Brikela me njëshije të theksuar udhëhoqi bisedën e ngrohtë, duke përçuar tek të pranishmit një kërshëri për mysafirin para tyre. Në anën tjetër z. Xhelili tregoi për aktivitetet e tij në Vjenë të Austrisë, bashkëpunimet me krijuesit e tjerë në Austri,në vendlindje dhe në diasporë, dha disa informata mbi shoqatat e ndryshme shqiptare në Austri, për të dalur tek tematika e shtjelluar në romanin e tij me titullin e mjaft sekret “1803”. 

Meqë moderatorja paraprakisht kishte lexuar romanin “1803”, si zakonisht pyetja e parë ishte nëse autori identifikohet me figurën kryesore në roman dhe çfarë do të thotë titulli i romanit. Në përgjigjen e tij autori Xhelili u shpreh mjaft i përmbajtur, duke thënë se lexuesit do ta marrin vesh titullin në fund të pjesës së tretë të kësaj trilogjie, duke pasur parasysh se ai ka në përgatitje e sipër edhe dy pjesët e tjera, por pa dhënë ndonjë detaj se kur do të dalin nga botimi. Ndërsa sa i përket asaj nëse ai identifikohet me personazhin kryesor,ai u shpreh se romani ka në fillim disa të dhëna autobiografike, por në përgjithësi materia në vazhdim është një pjellë e imagjinatës, ka disa gërshetime të reales dhe joreales, mirëpo përparësi i është dhënë mendimit të lirë dhe lirisë së shprehjes. Për autorin me rëndësi është që romani ta argëtojë lexuesin, ta bëjë kureshtar të mendojë, të analizojë nëse e gjen veten diku tek ndonjë personazh dhe të pret me plot kënaqësi e kureshtje vazhdimin dhe përfundimin e ngjarjes me dy pjesët e tjera që ai ka në dorëshkrim. 

Me dy melodi intrumentale me motive burimore shqiptare, këtë aktivitet e zbukuran me gjallëri dhe ndjenjën e vendlindjes disa anëtarë të SHKA “Bashkimi” nga Berni. Për fund u shtrua një koktej i vogël rasti dhe autori me shumë kënaqësi nënshkroi librat për lexuesit e tij. Promovimi i radhës i kësaj vepre në gjuhën suedeze do të bëhet me 19 maj 2018 në Stockholm të Suedisë.

Nga Redaksia 08.05.2018 08:12
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.