Inaugurohet Shtatorja e Nënë Terezës në qytetin e Lozanës

Nga RedaksiaI 06.05.2018 10:12

Skulpturën e shtatores së Nënë Terezës e ka realizuar artisti i njohur nga Prishtina, Agron Bytyçi, dhe ajo tashmë është vendosur në vendin ku do të inaugurohet, thotë Prenkoçaj.

Lozana shumë shpejt do të ketë shtatoren e Shën Nënë Terezës, shenjtores katolike me kombësi shqiptare. Meritat për vendosjen e shtatores i ka një këshill iniciues i përbërë nga: Gjergj Prenkoçaj,  prof. Ibrahim Syla, prof. Sabri Alidema,  veprimtari Cen Kabashi, veprimtarja Fatime Kalimashi, Abée Christophe Godel – Mme Suzanne Duc.

Siç bën të ditur Gjergj Prenkoçaj në një bisedë për albinfo.ch, të shtunën, më 28.04.2018 në ora 16:30 nē qytetin e Lozanës, në adresën: Rte de Pavement 97, Eglise St Amedée, do të bëhet zbulimi, gjegjësisht inaugurimi i Shtatores së Shë Nënë Terezes. Ai me këtë rast falënderon të gjithë bashkatdhetarët por siç e thotë: “në veçanti më ka bërë përshtypje gatishmëria e vëllezërve e motrave shqiptare të besimit Islam, të cilët u treguan të përgjegjshëm, dhe të përkushtuar, të na ndihmojnë nē menyra të ndryshme, që të jenë pjesëmarrës nē këtë projekt madhështor për kombin e shqiptar”.

Skulpturën e shtatores së Nënë Terezës e ka realizuar artisti i njohur nga Prishtina, Agron Bytyçi, dhe ajo tashmë është vendosur në vendin ku do të inaugurohet, thotë Prenkoçaj për albinfo.ch.


Më tutje ai na njofton se për ketë inaugurim vjen enkas, Monsinjor Don Lush Gjergji prej Kosovēs. Po ashtu do të jetë i pranishëm kori i Kishës Katolike Shqiptare, misioni në Arau tē Zvicrës i drejtuar nga z. Don Prenkola. Ndërsa një nderim të veçantë manifestimit do t`ia bëjë prania e pasardhësit të Kryeheroit tonë, z. Loris Kastrioti Skënderbeu nga Italia, thekson ai.

Ardhjen e kanë konfirmuar edhe Ambasadori i Shqipërisë dhe Ambasadorja e Kosovës si dhe kryeimami nē Bernë të Zvicrës z. Mustafë Memeti.

Prenkoçaj tregon më tutje se është ftuar edhe At Nikolle Marku, nga Kisha Ortodokse Shqiptare, por për shkak të gjendjes shëndetësore, ai nuk do të ketë mundësi të vijë..

Në kuadrin e aktiviteteve të inaugurimit, do të jepet edhe një shfaqje teatrale, kushtuar jetës dhe veprimtarisë Humanitare të Shën Nënüe Terezës, përgatitur nga regjisori Valton Jakupi, drejtor i “International Film Europe”.
Po ashtu të pranishëm do të jenë, Shkolla Shqipe e Mësimit Plotsues në Lozanë (LAPSH “Naim Frashëri”)” si dhe shoqatat kulturore artistike “Teuta” dhe “Ilirët” të Lozanës.

Manifestimin do ta nderojnë me praninë e tyre edhe personalitete të politikës së qytetit të Lozanës e kantonit të Vaudit.

 

Nga RedaksiaI 06.05.2018 10:12
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.