Maqedonia mbështet të papunët që kanë ide për biznes

Nga RedaksiaI 03.05.2018 13:38

Agjencia për Punësim ka shpallur thirrje publike për të papunësuarit që të aplikojnë për grante punësimi prej 5000 deri 10000 euro.

Me këtë thirrje, inkurajohen të papunësuarit që kanë frymëzim për afarizëm për të themeluar ndërmarrje të tyre private, të aplikojnë në Programin për mbështetje për vetëpunësim.

Të gjithë ata që të moshës deri 29 vjeçare, të papuënsuar, mund të paraqiten në klubet e punës të qendrave të punësimit për të aplikuar.

Mbështetja financiare përfshin:
-mbështetje ekspertësh në formë trajnimi, sistem taloni për përpunimin e planit të afarizmit dhe mbështetje në regjistrimin e afarizmit, me vlerë prej 17.940 denarë,
-mjete financiare të pakthyeshme prej 246.000 deri 307.500 denarësh për çdo shfrytëzues, ose deri 615.000 denarë, nëse themelohet subjekt juridik, nga dy pjesëmarrës, si SHP – Shoqëri, me përgjegjësi të kufizuar,

-mundësi të punësimit të një personi në kompaninë e posathemeluar, duke fituar mbështetje financiare në pajisje ose materiale prej 92.000 denarë, për person mbi 29 vjeç, dhe 153.750 denarë, për person deri 29 vjeç,

-nëse personi me aftëzi të kufizuara themelon subjekt juridik dhe punëson dy persona, atëherë fiton mbështetje financiare në pajisje ose materiale prej 92.000 denarë, për person mbi 29 vjeç, dhe 153.750 denarë, për person deri 29 vjeç,

-subjekti juridik nga dy persona nuk do të përfitojë mbështetje për një punësim shtesë,

-mbështetje mentoriale prej 12 muajve vetëm për ata të moshës deri 29 vjeçare, për personat me aftësi të kufizuara, ata të bashkësisë rome, subjektet juridike prej dy personavfe, dhe grave të kategorisë së prekur.

Afati i aplikimit është deri më 30 nëntor, 2018, respektivisht deri në plotësimin e numrit të paraparë të kandidatëve.Personat që janë trajnuar gjatë vitit 2017 gjithashtu mund të aplikojnë, kurse personat që kanë fituar mbështetje të këtillë deri më 5 vitet e fundit, nuk mund të aplikojnë.

Nuk do të ofrohet mbështetje për:
-veprimtari bujqësore, respektivisht prodhim blegtoral dhe bujqësor, gjueti dhe veprimtari shërbyese, me përshajtim të prodhimeve bujqësore organike,

-shërbim taksie,

-prodhim dhe shpërndarje armësh dhe municioni,

-lojra fati, respektivisht veprime financiare dhe të sigurimeve.

Me përjashtim, personat me aftësi të kufizuar dhe ata të bashkësisë rome mund të regjistrojnë veprimtari bujqësore dhe shërbime taksie.

Nga RedaksiaI 03.05.2018 13:38
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.