Protestë simbolike për 1 Maj: Në Preshevë detyrohen të punojnë për pagë minimale
Lokale

Protestë simbolike për 1 Maj: Në Preshevë detyrohen të punojnë për pagë minimale

01.May.2018 22:10
0
Organizata "Kërko të Drejtën Tënde" në Preshevë përmes një aktiviteti simbolik senzibilzues ka shënuar 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Aktivist të kësaj organizate kanë vendosur mbishkrime të cilat e shprehin realitetin dhe aktualitetin shqiptarë në këtë komunë.

"Në shenjë solidarizimi me ditën e punëtorëve, apo më thjeshtë të atyre “pak” punëtorëve në qytetin tonë, sepse e dimë se në vendin tonë papunësia ka arritur nivelin e lartë, edhe ai numër i vogël i të punësuarve ose janë të punësuar në rrethana partiake, me familjarizëm, njohuri të ndryshme dhe me anë të korrupsionit", thuhet në njoftimin e organizatës.

Sipas tyre padrejtësitë që po i bëhen qytetarëve kryesisht të papunëve, të diplomuarve që po bredhin rrugëve dhe atyre që fatkeqësisht nuk munden ta zhvillojnë profesionin e tyre, dhe shkaku i kësaj detyrohen që të punojnë për një pagë simbolike, si profesione të ndryshme alternative, ose ikin nga vendlindja për një jetë më të sigurtë.

Në komunë të Preshevës dhe Bujanocit papunësia është një nga brengat kryesore e shoqërisë ndërsa politika lokale përveç premtimeve parazgjedhore nuk ka bërë përmirësim konkret./Titulli.com/


Uglanin: Memorandumi Boshnjako-Shqiptar e afron Serbinë me Bashkimin Evropian (dokument)
Lirike Hasani nga Bujanoci shpërblehet në aktivitetin "Kartolinë nga biblioteka e shkollës së Serbisë"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration