I sëmurë në Ballkan - para në dorë ose prit

Nga Redaksia 30.04.2018 06:43

Mjekët po rrallohen e radhët në klinika shtohen. Kujt është i sëmurë në Ballkan i duhet durim. Ose të ketë shumë para. Por paralelisht me sistemin shtetëror është krijuar një botë paralele klinikash private.

"Këtë mund ta zgjidhim privatisht". Kjo fjali magjike dëgjohet rregullisht në Ballkan, edhe Natasha e dëgjoi, kur donte të mbyllte një orar për kontroll në spital. 30 vjeçarja nga Novi Sadi sapo ka lënë pas vuajtjet e një tumori në sistemin limfatik dhe nuk do të humbasë kohë. Por ajo nuk ka para për të paguar "privatisht", jashtë sistemit të siguracionit shëndetësor shtetëror vizitën mjekësore.

Shumica e pacientëve në vendet e Ballkanit që përbënin dikur Jugosllavinë socialiste janë të varur nga sistemi shëndetësor shtetëror. Për qytetarët në Serbi, Maqedoni apo Bosnje, ku rroga mesatare është rreth 400 euro neto dhe papunësia kalon 20%, kontrollet private tek mjeku janë një luks i paarritshëm. Këtë hap pacientët e ndërmarrin vetëm në rast nevoje, kur pritja e gjatë kthehet në rrezik për shëndetin. Ose kush ka para.

Nuk ka shiringa dhe gjilpëra

"Vajza ime u sëmur nga diabeti, kur ishte 16 muajshe. Kemi pritur më shumë se 6 vjet për një pompë insuline", kujton Mirela Shishiç, që drejton një shoqatë pacientësh në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë. Për Deutsche Wellen ajo thotë, se spitalet nuk kanë as medikamentet bazë, megjithëse ato duhet të mbulohen nga siguracioni shëndetësor. Ilaçet që nuk i ofrojnë spitalet qytetarët i blejnë pastaj me çmim të plotë në farmaci.

Siguracioni shëndetësor shtetëror ofron shumë pak mjete financiare, shprehet një ish-drejtor që nuk do të përmendet me emër, dhe që për vite me radhë ka drejtuar disa spitale në Serbi.   "Kështu në pjesën e dytë të vitit mungojnë gjilpërat, shiringat, dhe dezinfektuesit. Pa harruar pjesët për aparatet e radiografisë." Ndërkohë ai punon tani për një spital privat, që nuk i ka këto probleme.

Serbien Krankenhäuser Serbien (DW/I. Petrović)

Për qytetarët në Ballkan, ku rroga mesatare shpesh vërtitet tek 400 euro neto dhe kontrollet private tek mjeku janë një luks i paarritshëm.

Vetëm në Serbi, me rreth 7 milionë banorë, presin për kontribute të siguracionit shtetëror zyrtarisht në listë 75.000 vetë. Për ndërhyrje kirurgjikale pacientët presin edhe me vite. Në Bosnjë në javët e fundit qarkulluan në media artikuj për klinikën onkoligjike të Sarajevës që kishte mbetur pa zytostatika, që duhen në kimioterapinë kundër kancerit.

Një botë paralele

Por përtej dhomave të mbushura me pacientë ekzistojnë prej kohësh klinika e spitale private të mirëpajisur. Aty nuk mungon as personeli dhe as aparatet mjekësore. Kësaj i shtohet premtimi që nuk pritet më gjatë se tre ditë për një vizitë mjekësore. Të paktën 20 deri në disa qindra euro në muaj kushton siguracioni privat në Serbi. Një luks që mund ta paguajnë vetëm 2% e qytetarëve serbë.

"Kështu paguan dyfish, sepse siguracioni shtetëror është i detyruar", thotë e zemëruar, Danijela Stankoviç-Bariçak, ekperte menaxhimi në spitale. Ajo që e zemëron më shumë është se edhe spitalet shtetërore po pranojnë gjithnjë e më shumë pacientë që paguajnë në dorë ose janë të siguruar privatisht, pa kohë pritjeje. "I gjithë koncepti merr fund, po qe se favorizohen ata që paguajnë ekstra."

Vërtet favorizohen më shumë ata që paguajnë nën dorë apo që njohin njerëzit "e duhur". Në indeksin e korrupsionit të Transparency International aspirantët për në BE nuk marrin vlerësim të mirë. Mali i Zi është në vendin e 64, më keq është Serbia që zë vendin e 77, akoma më keq Kosova e Shqipëria që zënë respektivisht vendet e 85 dhe 91, si edhe Bosnja. Në fund të vendeve ballkanike gjendet Maqedonia në vendin e 107.Në sondazhe të ndryshme mjekët, krahas policëve të trafikut, shihen si më të korruptuarit.

Bosnien und Herzegowina Sarajevo - Krankenversicherung (DW/Z. Ljubas)

Mirela Shishic

Mjekët largohen nga vendi

Në të njëjtën kohë nga vendet e Ballkanit po largohen shumë mjekë. "Vitin e kaluar 180 nga 220 mjekë të diplomuar kanë kërkuar një certifikatë që u mundëson punën jashtë vendit", thotë Goran Begoviç, kreu i sindikatës së mjekëve në klinikën qendrore të Shkupit. "Kjo shifër është e frikshme", thotë ai.

Destinacioni më i preferuar është Gjermania, ku një mjek fiton 5 deri në 6 herë më shumë se në Serbi apo Maqedoni. Në vitin 2016, mjekët serbë përbënin grupin e tretë më të madh të mjekëve të lejuar për të punuar në Gjermani, pas sirianëve dhe rumunëve. Organizata Healthgrouper ka konstatuar se më shumë se treçereku i mjekëve në Serbi mendon për t'u larguar nga vendi. Situata është e ngjashme në vendet e tjera të Ballkanit.

Kështu krijohet një rreth vicioz, personeli mjekësor largohet nga vendi ose kalon në sektorin privat, ku pagat janë më të mira. Përballë këtyre qëndron një sistem shtetëror me shumë më pak para dhe mjekë e me lista të gjata pritjeje. Kolapsi i një sistemi të tillë duket si i paraprogramuar. Mirela Shishiç, që duhet të përballet me diabetin e fëmijës së saj në sistemin shëndetësor boshnjak nuk ka shumë shpresa: "Më parë do t'i shkatërroheshin veshkat vajzës sime se sa do të kryhej ndonjë reformë."

Nga Redaksia 30.04.2018 06:43
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.