Sinani: Presheva e bollokuar për IPA fondet për bashkëpunim ndërkufitar

Nga Redaksia 25.04.2018 12:58

Ndonëse nuk ka statistika të sakta se sa shqiptarë janë shpërngulur nga Lugina e Preshevës, gjendja atje nuk është e mirë. Kjo për shkak të represionit të politikës serbe e cila përgjatë viteve bëri që të shpërngulën më shumë se gjysma e popullsisë.

Madje, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka vendosur një akt intern për shqiptarët për t’ua pamundësuar vazhdimin e dokumentacionit personal dhe praktikisht, mohim i të drejtës për të pasur vendbanim, gjë që pamundëson kthimin e të shpërngulurve.

Ish-kryetarja e Luginës së Preshevës, tani anëtare e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Ardita Sinani në një përgjigje për Indeksonline ka thënë se procesit të shpërnguljes i ka kontribuar në veçanti qasja shtetërore ndër vite ndaj pakicës kombëtare shqiptare, qasje e cila ka sjellë në degradimin ekonomik të kësaj treve.

“Komuna e Preshevës fatkeqësisht nuk ka ndonjë organ i cili merret me statistika, sidomos sa i përket numrit të shpërngulurve nga Lugina e Preshevës. Mirëpo, si pasqyrë më e saktë apo si pikë reference gjithherë merret numri i paraleleve dhe i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevës. Nga viti në vit numri i nxënësve dhe i paraleleve në këto shkolla të Luginës të Preshevës shënon rënie, që është tregues i pamohueshëm se në vazhdimësi kemi shpërngulje të banorëve Shqiptarë nga Lugina e Preshevës. Tragjedia më e madhe është fakti se këta të shpërngulur shteti serb ka filluar tash e sa vite t’i shlyej nga evidenca, edhe pse ata vazhdojnë të kenë pronat dhe patundshmëritë e tyre në vendbanimet e veta. Faktikisht këta persona janë shndërruar në persona juridikisht të padukshëm, sidomos temë e ndjeshme është çështja e Shqiptarëve të larguar nga Lugina e Preshevës gjatë luftës në Kosovë dhe konflikteve të armatosura në Zonën e Sigurisë Tokësore në Luginë të Preshevës”, ka thënë ish kryetarja e Preshevës.

Ajo ka shtuar se gjendja e papunësisë i ka kontribuar në masë të madhe shpërnguljes së shqiptarëve.

“Lugina e Preshevës është përjashtuar nga çdo mundësi e shfrytëzimit të IPA fondeve të Unionit Europian për bashkëpunim ndërkufitar dhe ndërajonal, sepse ky bashkëpunim vite me radhë zhvillohet me të gjithë fqinjët tjerë por jo me Kosovën për shkaqe politike që janë të njohura, por as me Maqedoninë, për të vetmen arsye që të mos përfitojë komuna e Preshevës, e cila është e banuar me popullsi absolute shqiptare. Në këto rrethana sot kemi shkallë rekorde të papunësisë që është rreth 70 %”, ka shtuar Ardita.

Sipas saj, shteti serb deri më tani nuk ka zhvilluar asnjë projekt që do t’i paraprinte krijimit të kushteve për kthimin e Shqiptarëve të dëbuar dhe të shpërngulur nga trojet e veta, gjë për të cilën kishte marrë obligim me marrëveshjet e nënshkruara pas përfundimit të konfliktit të armatosur në Luginë të Preshevës, dhe ku ndërmjetës kanë qenë edhe faktori ndërkombëtarë.

Në anën tjetër, analisti politik, Fatmir Arifi për Indeksonline ka thënë se shteti serb në Luginë po aplikon projekte shtetërore diskriminuese kundrejt qytetarëve autoktonë shqiptar.

“Se pari, fëmijëve shqiptarë në shkollat e Luginës së Preshevës, u është mohuar përdorimi i librave shqip, sidomos të atyre të shkencave shoqërore si p.sh. Historia, Gjeografia etj. Për më tepër aty nuk lejohet as përdorimi i Abetares. Së dyti, Lugina e Preshevës, për fat të keq njihet si poligon i forcave të kombinuara serbe. Pothuajse çdo fshat ka nga një bazë mobile të këtyre forcave që mbajnë nën presion të egër qytetarët shqiptarë. Njësitet lëvizëse të Xhandarmerisë Serbe nëpër këto vendbanime shqiptare ushtrojnë presion psikologjik dhe përhapin panik te qytetarët shqiptarë. Së treti, vetëm gjatë 15 viteve të fundit, nga represioni i politikës shtetërore serbe, është shpërngulur gjysma e popullsisë shqiptare nga Lugina e Preshevës”, ka thënë Arifi për Indeksonline.

Ai ka shtuar se MPB-ja e Serbisë nuk po u lejon vazhdimin e dokumentacionit, çka iu mohon të drejtën atyre për të pasur vendbanim.

“Ekspozimi i shqiptarëve ndaj kësaj politike diskriminuese ka bërë që shumë qytetarëve shqiptarëve, praktikisht t’u fshihen vendbanimet dhe si pasojë të fshihen edhe nga regjistrat manualë. Çështja shqiptare e Luginës së Preshevës do të marrë kahe të duhur për zgjidhje vetëm në qoftë se dy shtete tona Shqipëria dhe Kosova zbatojnë me Serbinë parimin e reciprocitetit dhe respektit të ndërsjellë për pakicat në shtetet gjegjëse”, ka përfunduar Arifi.

Ish kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka theksuar se pozita aktuale e Shqiptarëve në Luginë të Preshevës është nën nivelin e pozitës që ata e kishin në vitet e 70’ta të shekullit të kaluar./Indeksonline/

Nga Redaksia 25.04.2018 12:58
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.