Shtatë ushqimet që ndihmojnë të humbni peshë

Nga Redaksia 19.04.2018 11:27

Mënyra se si trupi i përthith kaloritë është e ndryshme në persona të ndryshëm. Mirëpo, ka disa ushqime që ndihmojnë të humbni peshë, por sigurisht të kombinuara me aktivitet fizik dhe të mos abuzoni me konsumimin e tyre.

Më poshtë 7 ushqimet që sipas studimeve shkencore, që i transmeton Shqip, ju ndihmojnë të humbni peshë.

Vezët

Studimet e reja tregojnë se vezët nuk ndikojnë negativisht për kolesterolin dhe nuk shkaktojnë atak në zemër.

Për më tepër, ato janë ndër ushqimet më të mira që ju mund të hani nëse keni nevojë për të humbur peshë. Vezët janë të pasura me proteina, yndyrna të shëndetshme dhe ju ngopin.

Perimet me gjethe jeshile

Perimet me gjethe jeshile si spinaqi, lakra jeshile, rukola etj, kanë plot veti që ju ndihmojnë që të humbni peshë. Ato kanë pak kalori dhe karbohidrate dhe janë të pasura me fibra.

Salmoni

Salmoni është një lloj peshku mjaft i shëndetshëm. Përveçse ka një shije të mirë, ai iu ngop dhe ju merrni shumë pak kalori.

Salmoni është plot me proteina dhe yndyrna të shëndetshme dhe përmban të gjitha llojet e vlerave ushqyese.

Perimet “Cruciferous”

Perimet “Cruciferous” përfshijnë brokolin, lulelakrën dhe lakrën. Ashtu si perimet e tjera, ato janë të pasura me fibra dhe sigurisht janë shumë të shijshme. Gjithashtu kanë përmbajtje të mirë të proteinave, por jo në nivele të larta si bishtajoret.

Mishi i viçit dhe gjoksi i pulës

Mishi është “demonizuar” padrejtësisht. Mishi është konsideruar gjithmonë si shkaktar i shumë problemeve, pavarësisht se nuk ka prova të mira që mbështesin këto teori.

Mishi është një produkt ushqimor i pasur me proteina, një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për trupin tonë.

Kujdes duhet treguar me mishin e kuq të përpunuar, pasi studimet kanë treguar se ai mund të krijojë probleme.

Patatet e ziera

Patatet përmbajnë një gamë të larmishme të vlerave ushqyese. Madje patatet konsiderohen si një ushqim perfekt për humbjen e peshës si dhe për të qenë të shëndetshëm.

Në periudha të caktuara historike njerëzit kanë arritur të jetojnë vetëm duke ngrënë patate.

Avokado

Avokadot janë një lloj unik i frutave. Avokadot kanë përmbajtje të lartë të yndyrave të shëndetshme, çka e bën atë një frut me veti të jashtëzakonshme. Ato përmbajnë shumë fibra dhe kalium si dhe mund të përdoren si në sallatë, ashtu edhe në supë.

 

 

 

Nga Redaksia 19.04.2018 11:27
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.