Ekspertët austriakë: Pse të mos ndodhë integrimi formal i Ballkanit në BE?

Nga Redaksia 17.04.2018 11:06

Në fillim të viteve 2000-a rajoni kishte kriza politike të herëpashershme, armiqësi dhe nacionalizma dhe një ndër ekonomitë sociale më të rënda.

Procesi do mbyllej me shpresë për anëtarësim në BE. Por sot shumë shumë serbë mendojnë se Rusia e Putinit është më e mirë se BE, ngjashëm siç simpatizojnë “muslimanët boshnjakë” dhe “një pjesë” e shqiptarëve muslimanë rreth Turqisë së Erdoganit, shkruajnë ekspertët austriakë Vedran Dzihic dhe Paul Schmidt për “Der Standard”. Pikërisht ndikimi rus dhe turk, si dhe shtimi i prezencës kineze dhe frika nga radikalizmi, ka vendosur rajonin e Ballkanit në qendër të vëmendjes të BE.

Por Europa shpesh në vend të presionit për demokratizimin e vendeve, ndjek një “politikë të stabilokratëve.”

BE duhet të reformohet

“Në të njëjtën kohë derisa BE nuk sjell në shinat e veta rikonstruimin e saj, përderisa në shtëpinë e saj nuk ka baza stabile, në publik do kishte pak ose aspak dëshirë për të zgjeruar këtë shtëpi,” shkruajnë me tej ekspertët, përcjell albinfo.ch.

Pyetja është nëse BE ka vullnet politik dhe është aq e fortë, sa të promovojë reformat dhe besimin e marrëveshjeve nga brenda dhe më pas të kërkojë zbatimin e tyre jashtë. “Me këto parametra duhet të peshohet zgjerimi i ri.”

Në fund dy ekspertët parashtrojnë disa pyetje retorike:

Pse Parlamenti Europian nuk integron deputetët ballkanike përpara anëtarësimit dhe ata të punojnë për Europën dhe rajonin?
Pse të mos formalizohet integrimi i Ballkanit në BE në shumë fusha, pa ndodhur anëtarësimi i plotë?
Pse të mos marrin pjesë shtetet e Ballkanit në debatet për të ardhmen e përbashkët të Europës?

Pa kreativitet dhe guxim projekti i zgjerimit do jetë një proces i paplotë europian dhe me këtë një hipotekë e rëndë për gjithë kontinentin. Gjithashtu idetë e reja nga Vjena do duheshin tani të pyeten.

Nga Redaksia 17.04.2018 11:06
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Regjistrohu

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *
Pseudonimi publikohet së bashku me komentin e postuar.

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.