Presheva dhe Bujanoci dështojnë në projektet e fondit të vetëqeverisjes lokale në Beograd

Nga Redaksia 17.04.2018 09:38

Nga fondi për vetëqeverisje lokale kanë përfituar 59 komuna dhe qytete në territorin e Serbisë për realizimin e projekteve në infrastrukturë, administratë të mirë dhe investime në kulturë dhe sport.

Këto vende do të mbështeten me projektet e tyre në vlerë prek 320 milion dinarë për të gjithë përftuesit ndërsa në listë nuk shihen komunat Bujanoc dhe Preshevë, shkruan titulli.com.

Ministri i administratës publike dhe vetëqeverisjes lokale, Branko Ruzhiq është shprehur se qëllimi i këtij program është ti ndihmohet vetëqeverisjes lokale në punët e tyre.

Sipas tij në konkurs janë paraqitur 120 komuna me 171 projekte ndërsa nuk është e qartë se a kanë konkurruar komunat Bujanoc dhe Preshevë me projekt-propozimet e tyre në këtë konkurs.

Listën e komunave të cilat kanë përfituar nga ky fond mundë të shikoni në këtë link./Titulli.com/

Nga Redaksia 17.04.2018 09:38
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.