Lunaçek: Ballkani Perëndimor të pranohet njëkohësisht në BE

Nga RedaksiaI 16.04.2018 09:34

Bruksel, 16 prill - Ish-nënkryetarja në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta paraqesë një propozim për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, por Asociacion s’guxon të ketë mandat ekzekutiv.

Ndërsa ka shtuar se do t’i pëlqente që gjashtë shtetet e Evropës Juglindore të pranoheshin në të njëjtën kohë në BE, sepse siç thotë politikania austriake kjo do të eliminonte rrezikun e bllokadave të ndërsjella në procesin e anëtarësimit, por e pranon se kjo aktualisht nuk është realiste

Ajo po ashtu ka thënë se Serbia nuk do të mundë të bëhet anëtare e BE-së pa e njohur Kosovën

Qeveria e Kosovës duhet ta paraqesë një propozim për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, por ky Asociacion nuk guxon të ketë mandat ekzekutiv.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste në gazetën “Zëri” ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Ulrike Lunacek, duke shtuar se qeverisja lokale dhe bashkëpunimi midis komunave duhet të jetë i pavarur nga përkatësia etnike e popullsisë.

Gjatë kësaj interviste ish-nënkryetarja e Parlamentit Evropian ka folur edhe për raportet në mes të Serbisë dhe Kosovës në rrugën e integrimit evropian të të dyja vendeve.

Sipas saj, asnjë qeveri e një shteti anëtar të BE-së nuk do të jetë e gatshme për të pranuar një shtet tjetër me kufij të paqartë në Bashkimin Evropian pas pranimit të shtetit të ndarë të Qipros më 2004-n dhe për këtë arsye duhet të ketë njohje të Kosovës nga Serbia.

Nga RedaksiaI 16.04.2018 09:34
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.