Xheljadin Etemi nga Presheva, rizgjidhet këshilltar në Adliswil të Zvicrës

Nga Redaksia 15.04.2018 21:05

Politikani nga Zvicra, Xheljadin Etemi, me origjinë nga fshati Corroticë të Preshevës, është rizgjedhur si këshilltar në Ansamblenë e Komunës Adiswil, informon albinfo.ch.

Etemi është anëtar i partisë së majtë Social Demokrate PS prej rreth tetë vjetësh.

“Faleminderit për 1261 votat dhe për rizgjedhjen! Të nderuar votues/e, një falenderim të madh për rizgjedhjen time në 15 prill 2018. 1261 votat nga qyteti Adliswil janë për mua një motivim dhe detyrë në të njëjtën kohë, për tu angazhuar më tepër për një qytet më të larmishëm dhe të gjallë, ku të gjithëve do ju hapet një shansë, për të jetësuar ëndrrën e tyre jetësore.”, ka shkruar mes tjerash ansamblisti i komunës zvicerane, shkruan albinfo.ch.

Etemi jeton me familje që nga 1996 në Adliswil. Ai kishte kandiduar më 2014 në zgjedhjet lokale dhe pas dy vjetëve (dhjetor 2016) ka fituar të drejtën të jetë përfaqësues në Asamblenë Komunale të Adliswilit, ndërsa në 15 prill 2018 është rizgjedhur në këtë detyrë.

Nga Redaksia 15.04.2018 21:05
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.