- Shala: Serbia vazhdueshëm insiston për shkëmbim territoresh me Kosovën?
- Bujanoci me 17, Presheva me 9 mediume të regjistruara
- Serbia ndan 600 milionë euro në vit për ushtrinë e saj
- A po bashkohen mjekët shqiptarë në Zvicër
- Prezantohet autori shqiptar i tetë romaneve në gjuhën suedeze
- Maqedonisë i kërkohet ta tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës
- Media serbe: Beogradi nuk do të dialogojë me Prishtinën nëse kalon platforma
- Drecun: Kosova gjithmonë do të jetë Serbi
- Portali i Beogradit: Si mbushet Graçanica me shqiptarë “në ditën e pensionit”
- Mbahet festivali i basketbollit për të vegjlit në Bujanoc
Solemnisht nisin punimet e autoudhës Prishtinë-Gjilan-Konçul (video)

Artikujt më të lexuar
- Administrata e Bujanocit me riorganizim të ri, 180 të punësuar (foto&video)
- Ambasadori i Norevgjisë në Beograd: Mos u habisni kur tjerët thonë Presheva është
- Arifi takim me ambasadorin amerikan në Beograd, sfidon Këshillin Kombëtar Shqiptar
- Nisin punimet e rrugës Nesalcë-Letovicë, projekt afro 90 mijë euro
Artikujt e ngjashëm
Kanë nisur të dielën punimet për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë. Autostrada do të jetë e gjatë 22.6 kilometra, me katër korsi, ndërsa kohëzgjatja e realizimit të këtij projekti është 30 muaj.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të kësaj autostrade, ka thënë se rreth 87 milionë euro të pjesës së parë të projektit janë të zotuara.
“Ajo që më bën të krenohem sot, është se po i dalim zot çdo pjese të atdheut dhe Prishtina, do të jetë e lidhur me Pejën, Gjakovën, Gjilanin, Preshevën, Shkupin, Tiranën. Pra, gjithë infrastruktura e Kosovës do të jetë e përmbyllur. Deri më vitin 2023 asnjë qendër e Kosovës nuk do të jetë e palidhur me auto-rrugë”, ka thënë Haradinaj.
Kosova deri më tani e ka të përfunduar autostradën që e lidh Kosovën me Shqipërinë të quajtur "Ibrahim Rugova" dhe është në përfundim e sipër të autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, që lidh Kosovën me Maqedoninë.
Ndërsa Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se autostrada do t’i ndihmojë zhvillimit të bizneseve të kësaj pjese, derisa u bë me dije se projekti do të zgjas rreth 30 muaj vlera e të cilit është 87 milionë euro.
“Si fillim Kosova u bë me Autostradën ‘Ibrahim Rugova’ që lidhet me ‘Rrugën e Kombit’, tash po lidhet me Shkupin përmes autostradës ‘Arbën Xhaferi’ e më këtë autostradë po bëhet lidhja e Prishtinës me Kosovën Lindore”, ka thënë Lekaj.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri premtoi edhe rrugë të tjera si ajo prej Pllakës së Dëshmorëve në Vërmicë të Zhegovcit me Lipjanin.
Asnjë koment
Shkruaj Koment
Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:
Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.
Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.
Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.
Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.
Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.
Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.
Shkruaj një koment