Messi bëhet lojtari i pestë me më shumë fitore në histori të La Ligas, Casillas mbetet ende i pari

Nga Redaksia 15.04.2018 11:21

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka arritur një tjetër rekord të madh individual.

Barcelona mori vendin e vet në histori të shtunën duke vendosur një rekord të ri në La Liga për ndeshje të njëpasnjëshme pa humbje, plot 39.

Por, edhe ylli kryesor i skuadrës Lionel Messi mori një rekord, duke u bërë lojtari i pestë me më së shumti fitore në historinë e La Ligas.

Fitorja 2-1 e Blaugranëve ndaj Valencias e qon yllin argjentinas në kuotën e 312 fitoreve në kampionatin spanjoll.

 
Messi vazhdon të koleksionojë rekorde nga më të ndryshmet (Getty Images)

Rezultati i së shtunës e sheh atë të barazohet me Manolo Sanchis, megjithatë, Messi arriti këto fitore në 413 ndeshje, ndërsa ish-ikona e Real Madrid në 523.

Xavi Hernandez arriti 322 fitore në 505 ndeshje, edhe pse ka të ngjarë që Messi të kalojë ish-shokun e tij në sezonin 2018/19.

 
Xavi mund të mbetet parapa Messit në sezonin e ardhshëm (Getty Images)
 
Raul arriti 327 fitore në 550 ndeshje të La Ligas, edhe pse dy vendet e para janë të rezervuara për dy portier.
 
 
Raul ka 327 fitore në 550 ndeshje (Getty Images)

Andoni Zubizarreta shënoi 333 fitore në 622 paraqitje, ndërsa Iker Casillas mban rekordin me plot 334 fitore në vetëm 510 ndeshje. /Telegrafi/

 

Casillas mbetet ende lojtari me më shumë fitore në histori të La Ligas (Getty Images)

 

 

Nga Redaksia 15.04.2018 11:21
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.