Muderriz Murtezai, atdhetari i pathyeshëm për bashkim kombëtar

Nga Redaksia 15.04.2018 10:11

Luzhjanët e Gjakovës kanë histori të pasur për bashkimin kombëtar. Veçanërisht Haxhi Muderriz Murtezai e në vijim trashëgimtarët e tij janë shquar si luftëtarë të pareshtur të mendjes e të pushkës në shërbim të çështjes kombëtare. Haxhi Muderriz Murtezai (1868-1920) kreu studimet e larta teologjike (1874-1884) në Stamboll.

Aty njohu figura madhore të kombit si Sami Frashëri, Pashko Vasa, Hasan Tahsin, Sali Nivica, e të tjerë që drejtonin “Shoqërinë e të shtypurit shkronja shqip”(1879). Ai u bë zëdhënësi i kësaj shoqërie, prandaj, kur u kthye në Gjakovë, i shërbeu këtij ideali madhor të kombit shqiptar që synonte bashkimin e 4 vilajeteve shqiptare: Janinë, Manastir, Kosovë, Shkodër në një shtet shqiptar si edhe përhapjes së arsimit e të kulturës shqiptare, shkruan Ismet Balaj në Koha Ditore.

Në Gjakovë shërbeu edhe si imam e drejtor i Medresesë së Vogël për tridhjetë vjet. Për qëndrimin e tij atdhetar u burgos dy herë nga sulltan Abdyl Hamiti, (1900 dhe më 1909 në Kostamani e në Konja të Anadollit). Gjatë Luftës Ballkanike (1912-1913) u burgos e u internua bashkë me 1600 kryefamiljarë nga Gjakova dhe Rrafshi i Dukagjinit. Të gjithë u mbajtën si pengje nga ushtritë serbo-malazeze në Nikshiq të Malit të Zi. Ishte bashkëkohës dhe shok e mik i Bajram Currit. Pikërisht për këto qëndrime u vra më 1920 nga njerëz të paguar prej Serbisë.

Nga Redaksia 15.04.2018 10:11
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Regjistrohu

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *
Pseudonimi publikohet së bashku me komentin e postuar.

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.