Finalja e Ligës së Evropës mund të ofrojë përballje shqiptarësh

Nga Redaksia 14.04.2018 10:36

Përballje shqiptarësh mund të ketë në finale të Ligës së Evropës për edicionin 201718. Pasi të enjten mbrëma u luajtën ndeshjet e dyta çerekfinale, të premten është hedhur shorti për fazën gjysmëfinale.

Kampioni i Austrisë, Red Bull Salzburgu, takohet në gjysmëfinale me Marseillen e Francës, ndërsa gjysmëfinalja tjetër është ndërmjet Arsenalit dhe Atletico Madridit, shkruan sot Koha Ditore.

Lider i mesfushës së Salzburgut është Valon Berisha, ndërsa për Arsenalin paraqiten Granit Xhaka në mesfushë e Shkodran Mustafi në mbrojtje. Dueli i Berishës me Xhakën e Mustafin është i mundur vetëm në finale.

Salzburgu ka pasur një rrugëtim ëndrrash në këtë edicion të Ligës së Evropës. Në fazën e plejofit eliminoi Viitorul Constantan, para se të fitonte grupin ku ishin edhe Marseille, Konyaspori e Vitoria Guimaraes. Ndaj Marseilles pati një fitore e një barazim. Në fazën nokaut eliminoi rresht skuadrat si Real Sociedad, Borussia Dortmund e Lazio. Ndaj Lazios, më 5 prill humbi ndeshjen e parë të luajtur në Romë me shifrat 4:2.

Ndonëse humbja ishte e lartë, Berisha ishte shprehur i bindur se Salzburgu mund të kalojë në gjysmëfinale. Ai pati rol të madh te Salzburgu të enjten në Austri, në fitoren 4:1 ndaj Lazios, që i mundësoi avancimin tutje.

Nga Redaksia 14.04.2018 10:36
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.