9 vjet burg për shqiptarin i cili nga ateist u shndërrua në islamist radikal

Nga Redaksia 14.04.2018 10:32

Lorenz K. akuzohej se kishte bërë plane për sulme terroriste në emër të “shtetit Islamik” dhe kishte dashur të nxiste një adoleshent 12 vjeçar për të bërë një sulm terrorist.

Të premten, në orët e mbrëmjes Gjykata e Qarkut në Vjenë i ka shqiptuar dënimin me 9 vite heqje lirie  për terrorizëm shqiptarit 19 vjeçar Lorenz K. Ai akuzohej se kishte bërë plane për sulme terroriste në emër të forcave të  islamit radikal  “shtetit Islamik” ose ISIS-it dhe kishte dashur të nxiste një adoleshent 12 vjeçar  për të bërë një sulm terrorist në tregun e Krishtlindjes në Ludwighafen, raportojnë mediet austriake.

Tetë gjyqtarët porotë e kanë mbështetur akuzën për 19 vjeçarin në pikën thelbësore: përpjekje në dy raste për të bindur tjetrin për të kryer vrasje, secilën herë në formë të një akti terrorist. Po ashtu akuza është mbështetur, me modifikime të vogla edhe në pikat tjera si pjesëmrrje në një akt të paramenduar të rrezikimit përmes mjeteve shpërthyese në formë të një akti terroris, anëtarësim në një organizatë terroriste dhe në një organizatë kriminale, miratim të akteve terroriste dhe udhëzim për kryerjen e një akti terrorist

Vendimi gjyqësor ende nuk është i plotfuqishëm, transmeton albinfo.ch. Avokati i të gjykuarit ka kërkuar kohë për të menduar rreth hapave të ardhshëm ndërsa prokuroria nuk ka dalë me ndonjë qëndrim pas shpalljes së aktgjykimit.

Brenda kornizave të ligjit që lejon një dënim deri në 15 vjet burg, trupi gjykues e masën e dëmnimit me 9 vjet heqje lririe e ka konsideruar si adekuate me aktin e kryer, transmeton albinfo.ch. Ndërsa si masë rënduese me rastin e caktimit të dënimit është vlerësuar veprimi “nga motivi veçanërisht i dënueshëm” i tij, gjegjësisht nga motivi i islamizmit radikal.

Rasti i Lorenz K. ka rreth një vit që është në fokus të publikut dhe ka bërë bujë të madhe në opinionin austriak dhe më gjerë. Ndër faktorët përcaktues për këtë bujë ka qenë edhe fakti se shqiptari 19 vjeçar është rritur në një familje ateiste të ardhur në Austri nga Shqipëria, shkruan albinfo.ch. Ai është indoktrinuar me islamin radikal gjatë qëndrimit të tij në burg si 15 vjeçar.

 

Nga Redaksia 14.04.2018 10:32
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.