Besim Xhelili, shoferi i tramvajit në Vjenë, autor i 8 librave

Nga Redaksia 13.04.2018 20:11

Gazeta lokale vjeneze "Bezirkszeitung", në numrin më të ri të saj ka publikuar një artikull mbi krijimtarinë e Besim Xhelilit. Besimi është një shofer tramvaji në Vjenë dhe shkruan libra. Vepra i i tij më e re është shrkuar në gjermanishte dhe titullohet  “1803”.

Për dhjetë vite Besim Xhelili nget rregullisht tramvajin në kryeqytetin austriak, në Vjenë. Linja më e shpeshtë e tij është tramvaji O. Por se Besimi përveç se është shofer i shkëlqyer mund të jetë edhe një shkrimtar i suksesshëm, nuk i shkon në mend askujt nga udhëtarët.

22 vite më parë, shkrimtari shqiptar nga Tetova erdhi me familjen e tij në Vjenë.  Këtu, 41 vjeçari tashmë vazhdon studimet për gjeografi dhe filozofi. Për më shumë se një dekadë ai është i punësuar në Winier Linien si shofer tramvaji, shkruan gazeta austriake “Bezirkszeitung”, transmeton “albinfo.ch”.

Në të njëjtën kohë, ai ka krijuar edhe veprat e tij. Kështu, Besimi deri më tash ka botuar shtatë vëllime të poezisë në gjuhën shqipe dhe një roman. Me librin e tij të fundit Xhelili provoi diçka të re. Romani i tij “1803” është i shkruar në gjermanisht dhe i përkthyer suedisht. Përurimi i këtij romani është bërë në Austri, Gjermani, Zvicër dhe në Malmo të Suedisë.

“Romani është një trilogji me titull sekret që do të zbulohet në pjesën e tretë”, thotë autori. “Është një roman romancë, me një përzierje të trilerit, romanit aventuror, aksionit dhe fantazisë”, e përshkruan Xhelili romanin e tij “1803”.

Ndryshe, Besim Xhelili njihet si një nga aktivistët më të shquar të mërgatës shqiptare në Austri.

Ai është anëtar i PEN Klubit austriak, i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, është një ndër themeluesit dhe anëtar i kryesisë së Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, shkruan albinfo.ch. Është po ashtu ndër themeluesit dhe kryetar në periudhën 2011 – 2015 i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” me seli në Vjenë.

 

Nga Redaksia 13.04.2018 20:11
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.