HELP ofron mundësi për grande deri 2000 euro për të kthyerit nga azili dhe rast sociale në Bujanoc
Lokale

HELP ofron mundësi për grande deri 2000 euro për të kthyerit nga azili dhe rast sociale në Bujanoc

13.Apr.2018 11:29
0
Organizata gjermane "Help" në bashkëpunim me komunën e Bujanocit ka prezantuar në shtëpinë e kulturës programin për dhënien e grandeve.

Ky ishte takimi i parë për informimin e qytetarëve lidhur me ndarjen e grandeve për biznes me vlerë deri në 2.000 euro si dhe renovimi i shtëpive për familjet e rrezikuara ose ato të kthyera nga azili.

Enis Salihu, shef i zyrës për zhvillim ekonomik deklaroi se ky projekt ndahet ne dy komponentë, atë te ndihmës për azilkërkuesit e kthyer nga shtetet Evropiane, si dhe për ato raste me gjendje te vështirë sociale e që dëshirojnë të fillojnë ndonjë biznes.

“Projekti do të zgjasë tri vite dhe se të gjithë ata që dëshirojnë të përfitojnë mund ti drejtohen zyrës për zhvillim ekonomik dhe të kërkojnë çdo lloj ndihme për plotësimin e dokumentacionit apo mbushjen e aplikacioneve”, u shpreh Salihu.

Përfaqësuesi i organizatës “HELP”, Srgjan Stojanovic të pranishmeve u dha sqarime rreth aplikacionit si dhe aplikimit për ata që dëshirojnë të përfitojnë.

Sipas tij përmes këtij programi synohet parandalimi i azilkërkuesve në Gjermani dhe ndihmesa për zhvillimin e bizneseve të reja në këtë komunë. 

Në komunën e Bujanoct organizata “HELP” ka funksionuar deri në vitin 2014 dhe ka shpërndarë subvencione të ndryshme për hapjen e vendeve të reja të punës ndërsa ka deklaruar rikthimin në këtë komunë në takimin e mbajtur me kryetarin e komunës së Bujanocit në muajin Mars të këtij viti./Titulli.com/

Kryeministri i Kosovës: Vëllezër të Luginës s'ka shkëmbime të territoreve, ajo është ide e luftës së re në Ballkan
Nënshkruhet kontrata e dytë për rrugën Breznicë-Muhoc, gjithsej 6.2 milion dinarë investime
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration