Wenger: Duam Ligën e Evropës, është shansi i fundit për kualifikim në Ligën e Kampionëve

Nga Redaksia 13.04.2018 09:06

Arsene Wenger ka folur pas kualifikimit të Arsenalit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Arsenali barazoi 2-2 në ndeshjen kthyese në Rusi ndaj CSKA Moskës, por kaloi tutje falë fitores në ndeshjen e parë në Emirates.

“Ndoshta ishim të habitur pak nga intensiteti i lojës dhe nuk ishim në garë, sidomos në pjesën e parë”, ka thënë fillimisht Wenger për BT Sport.

“Nëse ju shikoni ndeshjen, ne ishim në telashe në pjesën e parë. Kur u transferuam në pesë mbrojtës, ne ishim më të qëndrueshëm dhe nuk dhamë kaq shumë shanse”.

 

Arsenali llogariten favorit për ta fituar trofeun e Ligës së Evropës (Foto: Arsenal/Twitter)

“Ne kemi lojtarë të cilët gjithmonë mund të shënojnë. Sapo shënuam 2-1, ishte një goditje e madhe për ta dhe ata nuk arritën të këndellen”.

“Nuk ishte plani që të mposhtemi. Mendoj se kemi humbur disa lëvizje për të qenë në dispozicion për bashkëlojtarët tanë, nuk kemi fituar duele, kështu që ishte e vështirë”.

“Ata luajtën mirë me topin dhe patën disa mundësi, ku shënuan edhe dy gola. Pastaj, ne kishim një presion mbi vete, sepse nëse ata do të shënonin të tretin, ne do ishim jashtë garës”.

“Ne duhet të kemi më shumë besim në lojën tonë. Është një garë e madhe për ne, sepse është shansi ynë i fundit për t’u kualifikuar për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

 

 

Nga Redaksia 13.04.2018 09:06
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.