20 vjet burg për kosovarin që ka vrarë me thikë partneren e tij

Nga Redaksia 13.04.2018 09:00

Ai e ka pranuar veprën por jo edhe qëllimin për të vrarë. Para trupit gjykues, me lot në sy ka thënë: “I urrej duart e mia, ato nuk kanë qenë të miat atë ditë. Unë e kam dashur atë mbi të gjitha dhe kurrë nuk kam dashur ta vrisja”.

20 vjet heqje lirie. Ky është verdikti që ka shqiptuar sot Gjykata e Landit në Graz, Austri, për kosovarin 25 vjeçar, të akuzuar për vrasjen e partneres së tij 31 vjeçare. Pjesëtarët e trupit gjykues e kanë shpallur njëzëri fajtor personin e akuzuar. Dënimi megjithatë ende nuk është i plotfuqushëm

Ai akuzohej se ka vrarë atë me 12 goditje me thikë. Paraprakisht, 25 vjeçari e ka pranuar veprën gjatë së cilës fëmijët kanë qenë në banesë por jo edhe qëllimin për të vrarë, shkruajnë mediet austruiake, transmeton albinfo.ch.

Ai, para trupit gjykues, me lot në sy ka thënë veç tjerash: “I urrej duart e mia, ato nuk kanë qenë të miat atë ditë. Unë e kam dashur atë mbi të gjitha dhe kurrë nuk kam dashur ta vrisja”. Po ashtu ai është përbetuar para gjyqit se nuk ka pasur qëllim të vriste djalin e përbashkët. “Unë nuk do të mund t`i bëja asgjë birit tim, unë jam njeri familjar”. Ndërsa  kosovari ka deklaruar se partnerja e tij atë natë ia kishte pranuar se e kishte tradhtuar, dhe konfliktui ka shkuar duke u përshkallëzuar.

Kosovari 25-vjeçar dhe shoqëruesja e tij 31-vjeçare nga Grazi, në qershor të vitit të kaluar kanë qenë duke festuar lidhjen e tyre në një lokal. Me atë rast është konsumuar edhe alkool. Gjatë orëve të hershme të mëngjesit, situata mes tyre eskalon dhe përfundon me vdekjen e 31-vjeçares.

I pandehuri gjithnjë e kishte akuzuar mikeshën se po e tradhëtonte. Pasi kthehen në banesë, një i afërt i tyre që ishte përkujdesur për fëmijët, largohet nga banesa. Pas kësaj pëshkallëzon zënka. Gruaja e merr një thikë dhe kërcënon se do të bëjë vetëvrasje, shkruan “ORF”, përcjell Albinfo.ch.

Në atë moment, kosovari ia merr thikën, e tërheq deri në dhomën e fjetjes dhe e therë 12 herë me thikë. Më në fund, ai ia pret edhe fytin, ka pranuar më pas kosovari në polici.

Pas krimit makabër, ai personalisht është paraqitur në polici, e cila e ka arrestuar pa ndonjë rezistencë. Kosovari e ka pranuar fajin, ndërsa nuk ekzistojnë dëshmi për sëmundje psikike. Mirëpo, ai edhe më herët ka qenë i njohur për dhunën e tij, pasi e kishte lënduar ish të dashurën e tij. Po ashtu ai akuzohej se  ka kërcënuar edhe fëmijët e partneres dhe fëmijën e përbashkët. Për këtë arsye atij disa herë gjatë një viti i qe ndaluar qasje në banesën e përbashkët.

Viktima ka qenë nënë e tre fëmijëve. Dy nga fëmijët të moshës pesë dhe dhjetëvjeçare, kanë qenë të një bashkëshortësie tjetër. Me të pandehurin, gruaja ka pasur një foshnje tremuajshe.

 

Nga Redaksia 13.04.2018 09:00
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.