Ndërhyrje mbretërore në konfliktin mes anëtarëve të Nobelit të Letërsisë

Nga Redaksia 12.04.2018 17:13

Mbreti i Suedisë, Carl Gustav u kërkoi anëtarëve themelues të Akademisë që përcakton çmimin Nobel në Letërsi që të kenë parasysh atë që kjo akademi përfaqëson.

“Konfliktet që janë shfaqur në Akademinë Suedeze janë shumë të pakëndshme dhe rrezikojnë seriozisht të dëmtojnë punën e rëndësishme të akademisë”, tha mbreti Carl Gustaf XVI, që është edhe kreu i saj, transmeton ATSH raportimin e DPA.

Kjo përçarje u shfaq të premten kur tre anëtarë njoftuan se do të largoheshin në kuadër të dështimit të një votimi për të përjashtuar poeten, Katarina Frostenson nga organizata.

Votimi u kërkua pasi akademia ngarkoi një zyrë ligjore, në nëntor, për të hetuar në lidhje me akuzat për ngacmime seksuale të bëra nga 18 gra kundër bashkëshortit të Frostenson.


Ai i kishte mohuar këto akuza.

Sipas një raporti konfidencial, Frostenson ka shkelur ligjin e konfliktit të interesit duke mos informuar se ajo ishte bashkëpronare e një salle koncertesh që drejtohej nga bashkëshorti i saj dhe që më parë kishte marrë financime nga akademia./ KultPlus.com

 

Nga Redaksia 12.04.2018 17:13
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.