OSBE: Votoni për Këshillin Kombëtar Shqiptar më 26 tetor
Lokale

OSBE: Votoni për Këshillin Kombëtar Shqiptar më 26 tetor

10.Oct.2014 11:48
0

Në komunat Bujanoc dhe Preshevë ka qëndruar zëvendës ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi, Michael Ujehara, i cili ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e komunave, Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e listave që po marrin pjesë në zgjedhjet e 26 tetorit.

Ai i ka dhënë një mbështetje këtij rajoni rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. 

“Misioni i OSBE-së ka një zyre në Bujanoc për më shumë se 10 vite  dhe ne gjithmonë kemi ndihmuar si komunën tuaj ashtu edhe qytetarët e këtij rajoni në përmirësimin e situatës dhe bashkëpunimit me autoritetet qendrore”, deklaroi Ujehara.

Sipas tij procesi i zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar është i rëndësishëm andaj ai ka porositur që të gjithë qytetarët  që kanë të drejt vote, ditën e zgjedhjeve do të votojnë  sipas preferencës së tyre.

Kohëve të fundit janë shpeshtuar vizitat e organizatave vendore dhe ndërkombëtare të cilat po mbështesin fuqishëm pjesëmarrjen e shqiptarëve në zgjedhjet e 26 tetorit.

Gjithashtu vlen  të theksohet se është me rëndësi që qytetarët shqiptarë të verifikojnë se a gjenden në listat e posaçme zgjedhore për të votuar për institucionin  përfaqësues të pakicës shqiptare në Serbi./Titulli.com/

500 shqiptarë nga Lugina në sfidën e Beogradit
Kamberi: Lista jonë do të marrë besim më të madh të qytetarëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration