Karamele me tre përbërës që do ju eliminojnë kollën dhe dhimbjen e fytit

Nga Redaksia 11.04.2018 10:02

Shumë interesante është gjetja se ka disa karamele që mund t’ju ndihmojnë ta eliminoni kollën. Të gjithë prindërit e dinë se nganjëherë është e vështirë të nxitësh fëmijën për të marrë një pilulë ose shurup. Por si thoni për një karamele? Të jeni të sigurt se asnjë fëmijë nuk do ta refuzojë.

Si bazë për këtë karamele përdorni sheqer të djegur, i cili është efektiv në dhimbjet e fytit dhe kollës, provuar për vite dhe dekada. Një recetë që është përdorur edhe nga gjyshet tona. Ka një aromë të mirë, jep një rezultat të shpejtë dhe pozitiv.

Sheqeri i djegur, ilaç i verifikuar popullor për dhimbjet e fytit dhe kollës, ndihmon në lehtësimin e acarimit në fyt. Të gjithë e dimë se duhet te shmanget sheqeri artificial në dietën e përditshme, por po flasim për një ilaç që përdoret vetëm në kohën kur është e nevojshme.

Përbërësit:

  • 100 gramë sheqer
  • 1 lugë çaji me xhenxhefil pluhur
  • një lugë çaji me lëng limoni

Përgatitja:

Në një tigan me nxehtësi mesatare hidhni sheqerin dhe trazojeni vazhdimisht për të shmangur djegien. Kur sheqeri të jetë gati duke u shkrirë shtoni xhenxhefilin dhe lëngun e limonit. Sapo të ketë një ngjyrë të artë ajo është gati. Vendosini për 2 orë në frigorifer dhe pas kësaj mund ti konsumoni.

Konsumi dhe efekti:

Fëmijët duhet të hanë 3 ose 4 karamele në ditë. Shumë nëna nuk i besojnë recetave të mjekësisë tradicionale, por në praktikë këto karamele me të vërtetë që e çlirojnë fëmijën nga kolla, pas 2-3 ditëve. Këto karamele definitivisht lehtësojnë acarimin e fytit.

 

Nga Redaksia 11.04.2018 10:02
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.