Tribunë fetare-shkencore në Bujanoc, e hapur për pjesëmarrje
Lokale

Tribunë fetare-shkencore në Bujanoc, e hapur për pjesëmarrje

11.Apr.2018 09:42
0
Në Bujanoc organizohet tribunë fetare-shkencore për ditën e ngjarjes së israsë dhe miraxhit, ngjarje ka ndodhur në njërën nga periudhat më të vështira të pejgamberisë së Muhamedit.

Ligjëruesit janë Dr. Musa Musai dhe Mr. Ragmi Destani ndërsa pjesë e programit është edhe leximi I Kuranit, monolog e ilahi.

Tribuna do të mbahet më 12 Prill ( E enjte) në shtëpinë e Kulturës duke filluar nga ora13:00 ndërsa është e hapur për të gjithë pjesëmarrësit.

Me Isra, kuptohet ajo ngjarje me të cilën Zoti e nderoi Profetin e Tij, duke e dërguar brenda një nate nga Qabja në xhaminë Aksa në Kuds (Jeruzalem). Kurse Miraxhi është udhëtimi tjetër, ngjitja në katet e qiejve të lartë dhe mbërritja tek një pikë ku s’kishte arritur asnjë krijesë tjetër, melekë, xhinde apo njerëz, e mandej kthimi në Mekë brenda po të njëjtës natë./Titulli.com/

Nxënësit e shkollës së mesme në Bujanoc të pa informuar me transparencën komunale
Bujanoci nikoqir i festivalit ndërkombëtar të basketbollit për fëmijë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration