Përse zviceranët e duan tash pasaportën gjermane?

Nga Redaksia 08.04.2018 20:12

395 shtetas zviceranë pra janë “gjermanizuar” duke e rritur për 65% numrin e natyralizimeve në krahasim me vitin paraprak.

Kur në Zvicër bëhet fjalë për natyralizimin, pothuaj gjithmonë mendohet për pajisjen e qytetarëve të huaj me pasaportën zvicerane. Për kahun e kundërt nuk na bie të dëgjojmë shpeshherë. Mirëpo, siç shkruan “Luzerner Zeitung”, në vitin 2016 është shënuar edhe një trend i tillë, “në kahun e kundërt”.

Fjala është për zviceranët që kanë fituar pasaportën gjermane, numri i të cilëve kishte arritur një rekord, transmeton albinfo.ch. 395 shtetas zviceranë pra janë “gjermanizuar” duke e rritur për 65% numrin e natyralizimeve në krahasim me vitin paraprak. Për të pasur një ide rreth kësaj kthese, duhet ditur se gjatë pesë viteve para vitit 2016 numri i zviceranëve të natyralizuar në Gjermani ka qenë mesatarisht 214.

Por ku qëndron arsyeja e kësaj kthese vallë? Ambasada Gjermane në Bernë nuk e ka idenë për motivin e zviceranëve që të marrin nënshtetësinë e fqinjit të tyre të madh. Ndërkaq gazeta e përmendur, duke hulumtuar më tutje, ka arritur në konstatimin se kemi të bëjmë me një motiv të natyrës politike, transmeton albinfo.ch. Ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn, në kuvendin e fundit të CDU-së kishte arritur ta shtynte përpara, kundër vullnetit të kancelares Merkel,  një projektligj për ndalimin e dyshtetësisë.

Për zviceranët një lajm i tillë mund të jetë me rëndësi sepse ata, duke pasur një pasaportë të BE-së mund të gëzojnë favore të ndryshme. Kjo është arsyeja përse një numër zviceranësh në këtë mënyrë kanë provuar të vepronin para se kjo gjë të ndalohej.

Me siguri, ligji nuk drejtohet kundër zviceranëve. “Debati mbi ndalimin e nënshtetësisë së dyfishtë drejtohet në radhë të parë kundër turqve që jetojnë në Gjermani”, ka thënë për gazetën ish ambasadori zviceran në Gjermani, Tim Guldimann. Por ai sqaron se zviceranët që jetojnë jashtë, i shqetëson në radhë të parë tensioni në marrëdhëniet e Zvicrës me BE-në. Prandaj, Guldimann nuk do të befasohej nëse në të ardhjen kërkesa për pasaportën gjermane do të rritet edhe më shumë, përcjell albinfo.ch. Iniciativa e SVP-së për vetëvendosje dhe ajo për shfuqizimin e lëvizjes së lirë me BE-në, në rast se votohet, mund të kenë pasoja të këqia për zviceranët që jetojnë në këto shtete, ka thënë Guldimann.

 

Nga Redaksia 08.04.2018 20:12
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.